Gabriela Ivanova është një këngëtare adoleshente 13-vjeçare që jeton në Dublin. Vajza e talentuar ka disa projekte të suksesshme muzikore me artistë të njohur bullgarë. Së fundmi përfundoi projekti i saj i fundit, i cili tregon të gjithë paletën e aftësive të saj vokale, të plotësuar me aranzhimin e Krasimir Marçevit. Kënga përbëhet nga 4 zëra, të gjithë të Gabit. Ajo është një përpunim i ri i veprës klasike "Kafal Sviri" të kompozitorit bullgar Petër Ljondev, krijuar për performancë korale.
Shikoni videon e “Kafal Sviri” – projekti më i ri i Gabit:
“Megjithëse Gabi jeton dhe studion në Dublin, ajo nuk harron se ku janë rrënjët e saj dhe sa magji ka në folklorin bullgar”, pohon nëna e saj Liljana Dançeva.
Më shumë për të renë e talentuar bullgare, mund të lexoni në artikullin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..