E lindur me shpirtin e një udhëtari, Elena Koleva dëshironte që e vogël të njihej me tokat ekzotike dhe bukuritë jo shumë të njohura bullgare. Ishte vetëm katër vjeç, kur mësoi të lexonte. Në atë kohë gjen rastësisht një libër të quajtur "Atlasi i botës" në bibliotekën e gjyshit të saj. “Kam kaluar orë të tëra e zhytur në faqet e tij. I përsërisja me mendje konturet e kontinenteve dhe vendeve, lexoja me vëmendje emra të panjohur dhe imagjinoja se si do të ishte të isha atje”, tregon Elena Koleva për Miglena Ivanovën dhe Radio Bulgarinë. Dhe kështu, kur rritet, Elena vendos se është koha për të realizuar ëndrrat e saj dhe fillon të udhëtojë nëpër botë. Rezulton, megjithatë, se kur një ëndërr realizohet, i hap rrugë një ëndre tjetër. Kështu lindi edhe blogu i saj My Places to Visit - Блог за пътуване и фотография, në të cilin flet në mënyrë magjepsëse për eksperiencat e saj, por gjithashtu jep informacion shumë të dobishëm për turistët për vendet që viziton, në bullgarisht, anglisht dhe spanjisht. Dhe e gjithë kjo – e shoqeruar me foto të mrekullueshme që janë të afta të ndezin dëshirën për të udhëtuar edhe të njerëzit që janë më shtëpiak.
“E rëndësishme është të arrish të kapësh momentin dhe emocionin”, na tregon Elena mbi sekretin e aftësive të saj fotografike. Vetëm vitin e kaluar, ajo vizitoi shtete në Evropë, Amerikën e Jugut, Azinë dhe Afrikën, fluturoi mbi gropën e madhe karstike "Vrima Blu" në brigjet e Belizes dhe mbi Nazca në Peru - një ëndërr për adhuruesit e mistereve të lashta, zhytet në atmosfera e dy shkretëtirave dhe dy xhunglave. Tani ëndërron të udhëtojë me një çantë shpine dhe kamerën në dorë në të gjithë Amerikën e Jugut, të shkojë në Zelandën e Re dhe Ishujt Faroe. Pavarësisht të gjitha mrekullive që ka parë në botë, ajo është e bindur - udhëtimi më emocionues është ai i rradhës! Por bota është plot ngjyra dhe ndonjëherë, pranon Eli, ajo has histori gjatë rrugës që e trishtojnë shumë dhe madje e zemërojnë:
“Unë do të jap shembull një incident nga Guatemala që ndodhi tani afër. Ne vizituam një ujëvarë fantastike në xhungël që ishte me ujë të nxehtë, ndërsa vetë lumi ishte me ujë të ftohtë (ujëvara Agua Caliente). Ndodhej në pyll. Rrugës për tek ujëvara, hasa disa fëmijë lakuriq, të bërë pis, por të buzëqeshur. Unë fola pak me ta. I pyeta për emrat, moshën dhe vazhduam rrugën. Gjatë kthimit nga ujëvara, pashë po këta fëmijë - ata mbanin thasë me dru të varur në kokë. Dhe tani rrënqethem kur e kujtoj këtë gjë. Ajo pamje kurrë nuk do të largohet nga mendja ime.”
Udhëtimet nëpër kontinente të ndryshme, takimet me bukuri të njohura dhe të panjohura bënë Elena Kolevën ta donte dhe vlerësonte edhe më shumë pasurinë e tokës bullgare. Në fundjavë, kur është e lirë, ajo kërkon të arratiset nga Sofja dhe të udhëtojë nëpër Bullgari.
“Çdo cep është i bukur në mënyrën e tij”, pohon ajo. E pyetur se cilat vende do t'u rekomandonte të huajve që vijnë në vendin tonë, ajo përgjigjet:
“Ne kemi natyrë të mrekullueshme dhe shumë vende të bukura me të cilat mund të krenohemi. Ndoshta do t'i çoja në fshatrat më pak të njohur në Rodope, për shembull Muglla, Manastir, Kosovë. Më pëlqejnë shumë pamjet drejt lumit Iskër. Kjo është gjithashtu një zonë e bukur, jo aq e njohur dhe turistike. Ndoshta është e njohur vetëm për njerëzit që jetojnë afër Sofjes. Dhe përgjatë Detit të Zi ka vende të mrekullueshme dhe plazhe të izoluara, por, të them të drejtën, preferoj të mos tregoj për këto vende."
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Elena Koleva
Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..