Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radostin Vasilev u akuzua për tentativë detyrimi

Radostin Vasilev
Foto: Ani Petrova, BNR

Prokuroria ngriti akuzë kundër deputetit Radostin Vasilev, me akuzën se ka tentuar ta detyrojë ish-deputeten Hristinka Ivanova të largohet nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) dhe nga Kuvendi. Informacioni për kërcënimet gjatë vitit 2022 vjen nga incizime të bëra nga kryetari i atëhershëm i ITN Toshko Jordanov. Nëse shpallet fajtor, Vasilev mund të dënohet deri në 6 vjet burg. Deputeti e quajti akuzën “të rreme”.

Emri i Radostin Vasilev u bë i njohur pas një regjistrimi që ai bëri në një mbledhje online të Këshillit Kombëtar të partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Pas shpërndarjes së tij, deputeti u largua nga grupi parlamentar i PP-së dhe u shpall i pavarur.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tubimi kufitar "Sllavçeto" mbledh bullgarë nga Bullgaria dhe Serbia

Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..

botuar më 25-06-27 5.42.MD

Tendencë e re: Testi psikologjik pengon çdo të tretin kandidat për karrierë ushtarake

Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..

botuar më 25-06-27 3.31.MD
Ahmed Dogan

DPS – DPS ndryshoi emrin në APS

Grupi parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" është riemëruar në "Aleanca për të Drejtat dhe Liritë". Emri i grupit të deputetëve besnikë të Ahmed Dogan është regjistruar zyrtarisht në faqen e internetit të Asamblesë Kombëtare. Ndryshimi..

botuar më 25-06-27 11.37.PD