Në ditët në vijim do të mbahet takim i kryesisë së shumicës parlamentare për të zgjidhur kontradiktat, njoftoi kryeministri Nikollaj Denkov. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në bisedime dhe përkujtoi se të gjitha emërimet në qeveri janë të dakorduara me GERB-SDS, gjë që e ngadalëson procesin. Sipas kryeministrit, negocimi për një marrëveshje koalicioni do të zgjasë muaj. Kontradiktat kryesore për momentin janë rreth miratimit të ligjeve në parlament, tha Denkov para gazetarëve pas hapjes së Forumit të Katërt Ekonomik të Sofjes. Ne po bëjmë punën tonë në Këshillin e Ministrave, theksoi kryeministri. Sipas tij, përpjekja për të gjetur një formë që stabilizon vendimmarrjen parlamentare është në radhë të parë detyrë e grupeve parlamentare.
Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..