Projektbuxheti për vitin 2023 është gati. Këtë e ka bërë të ditur ministri i financave Asen Vasilev. Projektligji do të publikohet për konsultim publik dhe do të hyjë në parlament në fillim të korrikut. Në kuadër të Forumit të IV-të Ekonomik të Sofjes, Vasilev theksoi se buxheti përfshin masa për deficit prej 3% pa cenuar politikat sociale dhe taksat, por i kushtohet një vëmendje mbledhjes më të lartë të tyre. Ai pret gjithashtu se “këtë vit rritja e pagave të jetë dy herë më e madhe nga norma e inflacionit”.
Sipas tij, nëse pagat në vendin tonë vazhdojnë të rriten më shpejt se PBB, vendi ynë do të përballet me mungesën e fuqisë punëtore me kualifikim të lartë.
BSP bëri të ditur se buxheti është antisocial dhe nuk do ta mbështesin. “Ky është një dokument kontabël, jo një mjet për të bërë politika”, bëri konkluzionin kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova dhe saktësoi se partia e saj do të përgatisë një buxhet alternativ.Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa në..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..