Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2023 është gati, Asen Vasilev premtoi një deficit prej 3%

Asen Vasilev
Foto: BGNES

Projektbuxheti për vitin 2023 është gati. Këtë e ka bërë të ditur ministri i financave Asen Vasilev. Projektligji do të publikohet për konsultim publik dhe do të hyjë në parlament në fillim të korrikut. Në kuadër të Forumit të IV-të Ekonomik të Sofjes, Vasilev theksoi se buxheti përfshin masa për deficit prej 3% pa ​​cenuar politikat sociale dhe taksat, por i kushtohet një vëmendje mbledhjes më të lartë të tyre. Ai pret gjithashtu se “këtë vit rritja e pagave të jetë dy herë më e madhe nga norma e inflacionit”.

Sipas tij, nëse pagat në vendin tonë vazhdojnë të rriten më shpejt se PBB, vendi ynë do të përballet me mungesën e fuqisë punëtore me kualifikim të lartë.

BSP bëri të ditur se buxheti është antisocial dhe nuk do ta mbështesin. “Ky është një dokument kontabël, jo një mjet për të bërë politika”, bëri konkluzionin kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelija Ninova dhe saktësoi se partia e saj do të përgatisë një buxhet alternativ.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD