Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus"

Josep Borrell: Maqedonia e Veriut po bën përparim të mirë, çështjet dypalëshe nuk do ta përcaktojnë procesin e anëtarësimit

Josep Borrell para Euranet Plus në vitin 2023
Foto: Euranet Plus EPNA

Zëvendëspresidenti dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mori pjesë në një takim gazetaresk të nivelit të lartë të rrjetit radiofonik "Euranet Plus", pjesë e të cilit është edhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR). Ai komentoi procesin e zgjerimit me Maqedoninë e Veriut, tensionin në Kosovën e Veriut dhe luftën në Ukrainë.

Euranet Summit 2023

Pyetjes së Radios Kombëtare Bullgare, cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Bashkimit Evropian nëse deri në nëntor Maqedonia e Veriut nuk njeh në kushtetutën e saj ekzistencën e një pakice etnike bullgare, siç parashikohet në vendimin diplomatik të Bashkimit Evropian, Josep Borrell iu përgjigj:

"Maqedonia e Veriut po bën përparim të mirë dhe nga ana evropiane nuk ka asgjë që do ta bllokonte anëtarësimin e saj në Union. Në këtë anëtarësim do të respektohen me përpikëri parimet dhe standardet evropiane."

"Kjo kërkon patjetër një bashkëpunim të mirë dhe bashkëpunimi rajonal mbetet një element thelbësor, si dhe stabilizimi, që të mund të zbatohet procesi i aderimit. Por çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë detyruese dhe të përcaktojnë procesin e pranimit."

Josep Borrell, foto: EPA/BGNES

Për tensionin mes Serbisë dhe Kosovës: në mars me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian u arrit një marrëveshje, në të cilën parashikohet që Kosova të lejojë krijimin e një asociacioni të komunave, ku serbët janë shumicë dhe që do të ketë të drejta të caktuara ekzekutive dhe do tëmirëmbajë lidhje me Beogradin, ndërsa Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, kjo marrëveshje mbetet e panënshkruar dhe tensionet u përshkallëzuan muajin e kaluar pasi serbët etnikë, të cilët janë shumicë në katër komuna në veri të Kosovës, bojkotuan zgjedhjet lokale në prill dhe me vetëm 3.5 për qind pjesëmarrje të votuesve u emëruan kryetarë shqiptarë të komunave. Serbët vendas organizuan protesta, pati përleshje me forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë KFOR. Në fund të javës së kaluar, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, foli ndaras në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, pas së cilës tha se deeskalimi duhet të ndodhë menjëherë dhe pa kushte.

"Ne nuk mund të flasim për një marrëveshje normalizimi kur nuk ekziston një gjë e tillë. Si mund të flas për normalizimin e marrëdhënieve kur njerëzit po luftojnë në rrugë, kur demonstruesit po rrethojnë ndërtesat dhe sulmojnë forcat e NATO-s? Së pari, jeta e përditshme duhet të kthehet në normale. Dhe që kjo të ndodhë duhen zgjedhje të reja. Le të shohim si do t'i realizojmë. Në takimet e së enjtes së kaluar, ne u përpoqëm të rregullonim tensionet në përpjekje për të gjetur një rrugë përpara. Lajmi i mirë është se të dy liderët e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe nevojën për zgjedhje të reja. Kjo është e rëndësishme. Ata ranë dakord që duhet të ketë zgjedhje të reja. Ne diskutuam për arrestimet e fundit, Serbia duhet t'i lirojë menjëherë, pa kushte, tre policët e Kosovës. Duhet të hetohen edhe akuzat për keqtrajtime dhe arrestime të serbëve të Kosovës, nëse kundër tyre nuk janë ngritur akuza, ata gjithashtu duhet të lirohen. Të dyja palët duhet të kontribuojnë në de-përshkallëzimin në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje të reja” - tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në samitin gazetaresk të “Euranet Plus”. Pyetjes së Radios Kombëtare Bullgare nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat tradicionalisht janë në anën e Kosovës, por në këtë rast kanë dënuar si zgjedhjet lokale të 23 prillit, ashtu edhe vendimin e Prishtinës për ta njohur votën si legjitime, po veprojnë në mënyrë të njëanshme ndaj Serbisë, në mënyrë që ta tërheqin atë në anën e Brukselit pas dështimit të Beogradit për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe për të vendosur sanksione ndaj Moskës, Josep Borrell iu përgjigj kështu:

"Mos i ngatërroni faktet. Fakti që Beogradi nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë nuk ndryshon asgjë për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Ne po flasim për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në këtë moment SHBA dhe BE janë të bashkuar fuqishëm në thirrjen e tyre që Kosova të ulë tensionet dhe të shpallë zgjedhje të reja. Ajo që ndodhi duhej të shmangej, ishte një provokim i pasuar me reagime dhe kjo duhet të zgjidhet mes tyre,pa marrë parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe lidhjet e Kosovës me SHBA-në. Ato nuk janë pjesë e diskutimeve”.

Përkeqësimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ajo që ndodhi në komuna, dhuna ndaj trupave të NATO-s, arrestimet dhe përsëritja e zgjedhjeve nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet e njërës palë me Rusinë dhe tjetrës me SHBA-në. Mos i ngatërroni gjërat”.

A mund të bindet Serbia për të vendosur sanksione ndaj Rusisë?

"Shikoni, ne nuk mund t'i imponojmë një vendi të tretë çfarë të jetë politika e tyre e jashtme. Ne duam që vendet kandidate të përafrojnë politikën e tyre të jashtme me atë të përbashkët evropiane. Dhe politika e jashtme e Serbisë nuk është shumë e harmonizuar me tonën. Ky është rasti me Rusinë. Por rrethanat specifike të secilit vend duhet të merren parasysh."

Foto: europarl.europa.eu

Politika e mbrojtjes e Bashkimit Evropian në kontekstin e luftës në Ukrainë ishte gjithashtu një temë kryesore në samitin gazetaresk të Euranet Plus. Josep Borrell u pyet nëse ofensiva ukrainase është e suksesshme, a do të çonte kjo në një pranim më të shpejtë të Ukrainës në Bashkimin Evropian:

"Edhe një herë, mos i ngatërroni gjërat. Lufta është luftë dhe procesi i anëtarësimit është një gjë më vete. Sigurisht agresioni rus përshpejtoi procesin e pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Atyre iu premtua anëtarësimi në një kohë rekord. Ne po punojmë shumë dhe kemi një qëndrim serioz ndaj premtimeve tona sa i përket kësaj çështjeje”.

"Në tetor, Komisioni Evropian do të prezantojë një raport mbi përparimin e Ukrainës. Por procesi bazohet në kritere objektive, kjo nuk është një drekë falas apo një dhuratë, kjo duhet të fitohet dhe të meritohet. Dhe Ukraina duhet të zhvillojë reformat e nevojshme, të cilat ata po i zhvillojnë me një ritëm shumë të shpejtë. Më shumë se kurrë, populli ukrainas dëshiron të jetë anëtar i Bashkimit Evropian. Ky është ndoshta fakti më i rëndësishëm. Ekziston një vullnet politik jo vetëm i qeverisë, por edhe i popullit. Dhe kjo mund të jetë gjithashtu një shtysë për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit."

Mbështetja e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e Ukrainës do të vazhdojë, është kategorik përfaqësuesi suprem i Bashkimit Evropian:

"Nëse je në një pozicion më të mirë në fushën e betejës, je në një pozicion më të mirë në tryezën e negociatave. Kjo është arsyeja pse armiqësitë vazhdojnë të tërbohen - sepse të gjithë e kuptojnë se për të negociuar, duhet të jesh në një pozicion të fortë në fushën e betejës. Për fat të keq, Rusia nuk dëshiron ta ndalojë këtë luftë dhe Ukraina duhet të vazhdojë të mbrohet. Dhe fakti që lufta do të jetë ndoshta e gjatë varet nga gjërat që askush nuk i kontrollon. Nga ana jonë, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, pasi ajo po lufton për mbijetesën e saj. Rusia nuk dëshiron ta ndalë luftën, por Ukraina nuk mund të ndalojë së mbrojturi veten. Një gjë është të duash, tjetër të jesh në gjendje".

Josep Borrell theksoi se bota nuk ka më dy pole, ajo është shumëpolare dhe për këtë arsye...

"Ne duhet ta pranojmë këtë realitet - do të jemi në një kompleks shumështresor, të bazuar në shumëpolaritet. Këto pole janë shtete që për disa arsye në një moment do të anojnë më shumë nga njëra anë dhe për arsye të tjera në një moment tjetër - drejt palës tjetër. Ne duhet të përballemi me këtë realitet kompleks. Bota nuk mund të reduktohet në konfrontimin midis SHBA-së dhe Kinës apo luftës në Ukrainë. Këto gjëra janë pjesë e një realiteti shumë më kompleks sepse peizazhi politik sot është krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte pas Luftës së Dytë Botërore ose Luftës së Ftohtë”.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, kreu i diplomacisë evropiane pranoi se ka rëndësi se kush është në pushtet në SHBA - republikanët apo demokratët:

"Jam i sigurt se gjërat mund të ishin ndryshe nëse do të kishte një president tjetër në Uashington. Të gjithë janë të vetëdijshëm se qëndrimi, propozimet dhe disponimi i Donald Trump do të kishin qenë të ndryshëm nga ato të administratës së Joe Biden. Jam i sigurt se një nga gjërat që Putin pret është që pas zgjedhjeve të ardhshme ai mund të përballet me një administratë tjetër amerikane. Ndoshta Putini po pret gjithashtu që shoqëritë evropiane të lodhen nga lufta dhe përpjekjet që kërkon kjo luftë. Por unë mendoj se këtu Putini ka bërë një gabim të madh. Është një gabim i madh të mendosh se Rusia është më e fortë, se Ukraina është më e dobët, se evropianët janë të ndarë dhe lidhja transatlantike është e dobët. Është krejt e kundërta."

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD