Dita ndërkombëtare pa qese plastike festohet sot, 3 korrik. Nisma daton në vitin 2009 me mbështetjen e Shoqatës Globale për Alternativat e Djegiеs (GAIA) dhe organizatës evropiane “Mbeturina Zero Evropa” ("Zero Waste Europe"), me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë për dëmin e qeseve plastike në mjedis dhe për të inkurajuar njerëzit për të mos i përdorur ato.
Artistët janë gjithmonë ndër të parët që qëndrojnë pas kauzave të tilla që lidhen me kujdesin për të ardhmen e njerëzimit. Mes tyre është edhe Lili Geleva, e cila në vitin 2018 realizoi këngën e saj autore “Letër në shishe”. Kënga dhe videoklipi me regji të Dimitris Georgiev përfaqësojnë një fushatë sociale kundër ndotjes plastike dhe shtrojnë pyetjen se çfarë gjurmë lëmë, cila është përgjegjësia personale e secilit prej nesh.
Në videoklipin e këngës marrin pjesë disa nga aktorët, regjisorët dhe muzikantët më të njohur bullgarë.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR