Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti priti të dërguarin special të Berlinit për Ballkanin Perëndimor

Foto: president.bg

Për të qenë i qëndrueshëm, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, tha presidenti Rumen Radev. Ai priti në “Dondukov” 2 të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saratsin. Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut është parakusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, por nuk është i vetmi, theksoi presidenti. Ai përkujtoi se një pjesë integrale e vendimit evropian për integrimin evropian të Shkupit është zbatimi i Traktatit për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë nga viti 2017. Këto nuk janë më pyetje të hapura mes dy vendeve, por pyetje për marrëdhëniet e Shkupit me BE-në, vuri në dukje Radev.

Për fat të keq, gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut është rritur, kemi vërejtur dhunë fizike ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare, qitje dhe djegie të klubeve kulturore bullgare”, theksoi presidenti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD