Në mes të sezonit të festivaleve u hap një forum i ri – Festivali Xhaz Art Eko Trojan. Ai do të mbahet nga 14 deri më 16 korrik në mes të Ekspozitës Kombëtare të Arteve dhe Artizanatit në fshatin Oreshak. Nën moton “Aty ku mali takohet me xhazin”, veprimtaria u drejtohet njerëzve që e duan muzikën, poezinë, artet pamore, traditat dhe natyrën. Përveç koncerteve, programi përfshin edhe aktivitete ekologjike, si dhe mundësi për të pranishmit të zbulojnë krijuesin në vetvete duke prekur zejet tradicionale të rajonit me ndihmën e mjeshtërve të qeramikës nga rajoni i qytetit Trojan.
Dëshira e organizatorëve është të paraqesin sintezën mes historisë së pasur të zonës dhe arteve të ndryshme. Për këtë qëllim janë të planifikuar ekspozita në natyrë, një sfilatë mode me veshje nga materiale natyrale dhe të ricikluara, një punëtori për punimin e qeramikës dhe një pazari ekologjik.
Muzikantët që pritet të dalin në skenë do të ofrojnë një sërë zhanresh. Mbrëmja e parë më 14 korrik fillon me një koncert të muzikantëve Stanisllav Arabaxhiev & The Swinging Sparrow, një koncert nga treshja Flawless dhe një koncert të grupit “Akaga”. Ditën e shtunë më 15 korrik, spektatorët do të dëgjojnë Orkestrën “Simfonieta” nga qyteti Vidin me dirigjent maestro Levon Manukjan dhe solistët: Milica Gladnishka, Ivan Vellçev dhe Ilian Bozhkov dhe koncertin e Mihaill Josifov dhe “Lajmet në xhaz”, koncert i këngëtarit Vasill Petrov, i cili do të prezantojë një program special.
Data e fundit e festivalit 16 korrik u caktua për Ditën e Artit dhe Poezisë. Në kuadrin e kësaj dite do të prezantohen libra dhe shkrimtarë bullgarë.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. I titulluar “Me këngët e Petër Stupelit”, koncerti do të na dërgojë..
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë..