Filloi stërvitja e përbashkët detare bullgaro-rumune “Posejdon 2023”. Ajo zhvillohet nga 14 deri më 21 korrik në qytetin e Konstancës dhe në zonën ujore rumune. Në formatin e koalicionit të NATO-së anije dhe ekuipazhe nga Bullgaria, Rumania, Belgjika, Britania e Madhe, Greqia, Italia, Turqia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në trajnimet për vëzhgimin e zonave me ujë të cekët dhe asgjësimin e minave dhe municioneve të pashpërthyera. Në stërvitjen për pastrimin e minave në Detin e Zi, anijet bullgare janë gjuetari i minave “Cibër” dhe minahedhësja bazë “Shkvall”. Përveç për mina anijet bullgare do të monitorojnë edhe pastërtinë e ujërave bregdetare. Manovrat këtë vit janë nën udhëheqjen e komandës detare rumune.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..