Ekspozita e realizuar nga Agjencia Shtetërore “Arkivat” në partneritet me Arkivin Shkencor të Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) paraqet momente të rëndësishme nga historia 120-vjeçare e marrëdhënieve diplomatike bullgaro-amerikane. Ekspozita titullohet “Duke zbuluar Amerikën. 120 vjet marrëdhënie diplomatike mes Bullgarisë dhe SHBA-së” dhe është me ide të Drejtorisë “Amerika” në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
“Kjo ekspozitë paraqet një panoramë më të gjerë të lidhjeve bilaterale kulturore, fetare dhe ekonomike mes dy popujve, edhe para vendosjes së marrëdhënieve zyrtare”, tha kryetari i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Doc. Mihaill Gruev. Në pjesën e parë të ekspozitës janë paraqitur misionet e ndryshme protestante amerikane në trojet bullgare, janë ilustruar edhe aktivitetet e shkollës më të vjetër amerikane jashtë SHBA-së – “Kolegji Robert” në Kostandinopojë, që trajnoi brezin e parë të intelektualëve dhe shtetarëve, të cilët u bënë ndërtuesit e Bullgarisë moderne. Është paraqitur “zbulimi” i Amerikës nga bullgarët, duke filluar nga Aleko Konstantinov me fejtonin “Nga Çikagoja dhe anasjelltas”, e duke kaluar në valën e emigrantëve bullgarë nga fillimi i shekullit të 20-të.
Theksi në ekspozitë vihet në vetë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 1903 dhe dinamikën e tyre në vitet e Luftës së Parë Botërore dhe pas saj, kur SHBA ishte e vetmja Fuqi e Madhe me qëndrim favorizues ndaj Bullgarisë në kuadrin e sistemit të Versajës. Një vend i veçantë u kushtohet fondacioneve amerikane që morën pjesë në rindërtimin e Bullgarisë pas Luftës së Parë Botërore. Nuk u anashkaluan as prishjet e marrëdhënieve dypalëshe, si shpallja e luftës nga Bullgaria ndaj SHBA-së në dhjetor 1941 dhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1950.
Në fund të ekspozitës prezantohen marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe SHBA-së pas Luftës së Dytë Botërore, vizitat dypalëshe në nivelin më të lartë dhe marrëveshjet dypalëshe të nënshkruara.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
Përmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional,..