Në ditën e sotme të Shën Parashqevisë – mbrojtëses së Ravdës dhe patronit të kishës lokale, një nga fshatrat tanë më të njohur të Detit të Zi do të kremtojë festën e tij.
Dita solemne do të fillojë me liturgjinë solemne tradicionale në kishën me emrin e dëshmores, ku besimtarët do të kungojnë për shëndet dhe forcë. Ngjarja më e pritur do të jetë koncerti i "Tangra" - një nga grupet më të shquara të rock dhe new wave bullgar të të gjitha kohërave, i ndjekur nga një fishekzjarr shumëngjyrësh.
Vendpushimi detar i Ravda ka disa gjire plazhi të bukur që arrijnë në qytetin fqinj Nesebër. Është një vend i preferuar për një pushim të qetë familjar.Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..