Këtë verë, hotelet tona malore, bujtinat dhe shtëpizat gëzojnë interes të madh turistik, veçanërisht në fundjavë, kur është pothuajse e pamundur të gjesh vende të lira, tregon një kontroll i Radio Bullgarisë. Disa baza janë të rezervuara paraprakisht deri në fund të sezonit. Dhe meqenëse kërkesa përcakton ofertën, çmimet rriten. Një natë për dy në një bujtinë modeste në male lëvizet mesatarisht nga 70 deri në 100 leva, dhe kohët e fundit tendenca është të merret me qira të gjithë shtëpinë për një natë me çmime që fillojnë nga 200-300 leva. Gama e ofertave të vendpushimeve tona malore është gjithashtu e gjerë, ku çmimi varet nga kategoria e hotelit, mënyra e të ushqyerit dhe prania e një zone spa etj., por ka edhe një rritje serioze të çmimeve.
Të rinjtë, familjet me fëmijë dhe të huajt janë ndër miqtë më të shpeshtë të bazave tona malore, të cilat janë pikënisja e shëtitjeve në freskinë e natyrës.
“Qoftë Vitosha, qoftë Rila, Pirin apo Stara Pllanina, kërkohet një lartësi mbi 1400-1500 m. Atje është më e freskët, me hije, hasim në një brez kryesisht pyjor – thotë Petër Stojanov, një pronar kasolle, vullnetar dhe bashkëkryetar i Bashkimit Malor Bullgar. - Korriku dhe gushti janë muaj të qëndrueshëm pa ndryshime të papritura të kushteve atmosferike dhe janë të përshtatshëm për ngjitje në malet e larta Rila dhe Pirin, në majat dhe liqenet – secili mund të shkojë ku dëshiron. Nëse e mendoni me kujdes itinerarin dhe nuk i mbivlerësoni aftësitë tuaja fizike, nuk duhet të ketë një mal në vendin tonë që do t'ju habisë, por është shumë e rëndësishme të përgatiteni mirë paraprakisht.”
Një rrjet i dendur shtigjesh mbulon shumicën e maleve në Bullgari. Ju do të gjeni informacione të përditësuara rreth tyre në faqen e internetit të krijuar nga një grup entuziastësh. Në një hartë interaktive, ata kanë grafikuar rreth 70 për qind të itinerareve të shënuara, si dhe disa shtigje të pashënuara.
“Në Bullgari kemi mundësinë e mirë të disponojmë kasolle në një distancë më të vogël se një ditë në këmbë dhe nuk është e nevojshme të kalojmë natën diku në të hapur duke ecur midis dy kasolleve - shpjegon Petër Stojanov. - Ne kemi një dendësi të mjaftueshme të shtëpizave në itineraret, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës. Para kohe, paraardhësit tanë, të cilët i ndërtuan kasollet në baza vullnetare, vendosën se ishte mirë të kishim një kasolle ose një strehë në një distancë prej 6-8 orësh. Pra, nëse nuk ka kasolle, ka strehë. Në 20-30 vitet e fundit u ndërtuan disa strehimore emergjente në disa nga itineraret më të frekuentuara, si midis qytetit Kallofer dhe majës Botev (në Stara Pllanina), ku u ndërtuan disa strehimore të tilla.”
Holandezët, belgët, polakët, francezët dhe gjermanët janë ndër adhuruesit më të mëdhenj të ecjes malore në vendin tonë. Shumica janë turistë individualë dhe e organizojnë vetë qëndrimin e tyre në malet tona nëpërmjet internetit:
“Vëzhgimet e mia janë se të huajt i kushtojnë shumë më tepër vëmendje dhe kohë përgatitjes së tyre. Ata studiojnë harta letre që janë ende të përditësuara, përdorin aplikacione të imazheve satelitore, bëjnë kërkimet e tyre dhe nuk kanë probleme të lëvizin nëpër male. Rrugët kryesore për të cilat vijnë janë Itineraret ndërkombëtare E3, E4 dhe E8, të cilat janë të njohura në Evropë, ka mjaft informacion dhe aplikime online për to”, përfundon Petër Stojanov.
Lexoni më shumë:
Autor: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, BTA
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..