“Policia Kufitare” po kryen një operacion të specializuar kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në territorin e rajonit të Bllagoevgradit, njoftoi korrespondentja e BNR-së, Keti Trençeva. Objekti i aksionit përfshin fusha me kanabis në vende shumë të paarritshme në pyll, kryesisht zona të shpyllëzuara, kështu që kanabisi është i vështirë për t'u dalluar.
Deri më tani janë gjetur pesë fusha të tilla. Më shumë se 600 kilogramë kanabis, i cili është në lulëzimin e tij dhe do të jetë gati për t'u korrur pas rreth një jave, pritet të asgjësohen. U ngritën 8 akuza, 14 procedime paraprake, 8 persona u ndaluan.
Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, në qytetin Smoljan është asgjësuar që nga fillimi i vitit 1 ton kanabis jeshil. Për muajin gusht, sasia është afër një ton e gjysmë. Ndër aksionet e suksesshme të “Policisë Kufitare” është ai në Ruse, ku u zbulua një serë e madhe droge, si dhe hashashi i destinuar për eksport, i kapur në “Kapitan Andreevo”.Afro 36 000 shtetas të huaj nga 79 vende morën të drejtën e punës në Bullgari përmes llojeve të ndryshme të regjimeve të lejeve në vitin 2024. Ata janë 10 000 më shumë se në vitin 2023, tha për BNR Atanaska Todorova, eksperte kryesore për "Tregun e..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun Lindor - EMITT 2025. Çdo vit ka një rritje të turistëve turq në Bullgari, por kjo nuk është e..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ambasadori i Bullgarisë në Ankara, Angell Çollakov, vizitoi stendën bullgare në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare për Turizmin dhe Pushimet në Mesdheun..