Gjimnazistët më të mirë bullgarë në informatikë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Informatikës në Hungari, njoftoi Shoqata e skuadrave olimpike në shkencat natyrore. Ata konkurruan kundër 360 bashkëmoshatarëve të tyre nga 90 vende. Katër përfaqësuesit tanë po kthehen me medalje bronzi – këta janë nxënësit e klasës së dhjetë të shkollës së mesme matematikore të Sofjes Boris Mihov dhe Aleksandër Gatev, nxënësi i klasës së dymbëdhjetë Atanas Dimitrov nga e njëjta shkollë, si dhe nxënësi i klasës së dhjetë Veselin Markoviç nga shkolla e mesme matematikore në Varna.
Sipas Ilijan Jordanov, një prej drejtuesve të tyre, ekipi ynë u paraqit mirë në edicionin e 35-të të Olimpiadës, i cili ishte një nga më të vështirat. “Të gjithëve u urojmë edhe më shumë suksese, sepse kjo skuadër ende nuk e ka shpalosur potencialin e saj”, shtoi ai.
Nisma për mbajtjen e Olimpiadës Ndërkombëtare të Informatikës është bullgare. Në vitin 1987, akademiku Bllagovest Sendov bëri një propozim në Konferencën e 24-të të Përgjithshme të UNESCO-s dhe në vitin 1989 u zhvillua edicioni i parë i saj, me mikpritje nga Bullgaria.Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..
Atë Genadij Martinov është bullgar besarabian, me origjinë nga fshati Devetlij, rajoni i Odesës (Ukrainë). Dy shekuj më parë, fisi i tij jetonte në..