Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veliko Tërnovo mori një dhuratë nga Kisha Ortodokse Rumune

Foto: BGNES

Ditën e Lindjes së Virgjëreshës, kryeqyteti i vjetër Veliko Tërnovo mori një qefin të Shën Petka Bëllgarska si dhuratë nga Kisha Ortodokse Rumune. Shenjtorja është e njohur edhe si Tërnovska dhe si mbrojtësja e Bullgarisë. Qefini u prit nga Mitropoliti i Veliko Tërnovës Gregori, i cili u lut për mbarësi, por edhe për prehjen e shpirtrave të viktimave të përmbytjeve në Carevo. “Sot është ditë zie, ndaj gëzimi ynë do të jetë më i moderuar”, vuri në dukje mitropoliti. Reliktet e Shën Petkës u sollën në kryeqytetin e vjetër Tërnovo nga Mbreti Ivan Asen II, ku u mbajtën për gati dy shekuj. Në vitin 1641, mbetjet mortore të shenjtores u varrosën në Katedralen Metropolitane të Iași, në Rumaninë Veriore.

Në pritjen zyrtare të qefinit, kryetari ibashkisë së qytetit, Daniell Panov, theksoi se Shën Petka është simbol i mirësisë dhe unitetit dhe shprehu besimin se në vendin tonë do të fillojnë të ndodhin gjëra të mira për popullin bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Doktor Ivan Seliminiski – mik i Naum Veqilharxhit dhe i Shqipërisë

Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..

botuar më 25-11-28 4.00.PD

Nëpër gjurmët e murgjve mesjetarë – fytyra e fshehtë e Manastirit Shkëmbor të Ivanovos

Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..

botuar më 25-11-23 8.55.PD

Gjeniu i ndërtimit romak merr jetë nën rrugët e Raciaria-s së lashtë

Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..

botuar më 25-11-23 8.05.PD