Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vota lokale do të jetë interesante, por rezultatet nuk kanë gjasa të ndikojnë seriozisht në strukturën qeverisëse

Foto: BGNES

Dy javë para nisjes së fushatës parazgjedhore për pushtetin vendor në vendin tonë, një sërë partish nuk kanë bërë të ditur se cilët janë kandidatët me të cilët do të konkurrojnë për postin e kryetarit të bashkisë përkatëse. Megjithatë, nuk mungon interesimi për këto zgjedhje, pasi ato janë më të afërt me popullin dhe vendosin jo aq politikën kombëtare, sa zhvillimin e komuniteteve lokale.

“Këto zgjedhje ishin shumë të pritura sepse para se të formohej qeveria pritej që ato të ishin një betejë mes status quo-së dhe ndryshimit. Tani shohim se tensioni brenda koalicionit vazhdon dhe, me siguri, zgjedhjet do të reflektojnë edhe në qeverisjen kombëtare” – tha Svetlin Taçev, politolog nga Agjencia “Gallup”, në një intervistë për BNR Plovdiv.

Ndër qytetet ku janë të qarta disa nga pretendentët kryesorë është kryeqyteti Sofje, ku krahas qyteteve të tjera të mëdha në vendin tonë, konkurrenca do të jetë më e ashpër:

Svetlin Taçev
“Beteja kryesore do të jetë për Sofjen, sepse koalicioni liberal atje ka potencialin më të mirë elektoral – komentoi politologu. – Është interesante të shihet nëse kandidati i saj do të jetë në gjendje të bëjë një çarje. Kundërvënia, brenda vetë komunitetit demokratik në kryeqytet shihet midis formacionit të ri liberal të orientuar pro-perëndimore “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), i cilie ngriti kandidaturën e Vasill Terziev, dhe demokratëve më konservatorë të krahut të djathtë të viteve 90-të të shekullit të kaluar, që propozuan Vili Lillkov. Kjo është paradoksale, por është një fakt. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë GERB, të cilët janë ende në pritje, sepse në një masë të madhe do të vendosin votën në kryeqytet.”

Kjo nuk është e rastësishme, sepse një rëndësi të veçantë për të fituar zgjedhjet lokale kanë elektoratet besnike:

“Me pak përjashtime, nuk shoh asnjë parti, përveç GERB-it dhe DPS-së, që bënë përpjekje serioze vitet e fundit për të mbajtur gjallë strukturat e tyre lokale. Kundërshtarët e tyre kryesorë nga PP, që në formim, iu mbështetën konceptit të krijimit të një partie digjitale dhe vazhdojnë të shpërfillin strukturat vendore. Tani ata papritmas shfaqen me një numër dominues kandidatësh për kryetarë bashkie, pa zotëruar në fakt struktura lokale, duke pritur që strukturat ekzistuese disi të brishta të DB-së të ofrojnë mbështetje të plotë dhe të mbajnë fushatën mbi supe” – komentoi politologu Ivo Maev në një intervistë për BNR.

Ivo Maev
Sipas tij, ky qëndrim i PP-së e bën shumë të pabalancuar koalicionin e saj me Bullgarinë Demokratike (DB).

“DB mori qytete ku që tani është e qartë se nuk do të fitojnë, pasi në to ka një prani të fortë të DPS-së – thekson Maev. – DB do të ketë të drejtën për të paraqitur kandidatë për kryetarë komunash në vendbanime si Kërxhali, Razgrad, Tërgovishte, Silistra. Ata nuk mund t’i fitojnë për shkak të rrethanave demografike dhe votimit tradicional në to për DPS-në.”

Është shumë e rëndësishme që partitë në pushtet, pas natës së zgjedhjeve, të mos i lejojnë vetes të befasohen në mënyrë të pakëndshme – tha politologu Tonço Kraevski në një intervistë për BNT:

Tonço Kraevski
“Që të mbijetojë e gjithë struktura mes tyre, përkatësisht qeveria, GERB dhe PP-DB, duhet të shmangin mposhtjen e njëra-tjetrës në mënyrë shumë të vendosur. Nëse GERB triumfon në shumicën e qyteteve rajonale dhe PP-DB nuk arrin t’i zëvendësojnë, ata do të kenë një argument legjitim që të dalin nga koalicioni, sepse kjo do të thotë që votuesit e tyre nuk i mbështetin politikën e ndjekur nga ky koalicion.BojkoBorisov do të thoshte të njëjtën gjë nëse GERB do të pësonte një disfatë.”

Koalicioni, Këshilli i Ministrave dhe mazhoranca do të qëndrojnë të bashkuar, pavarësisht nga rezultatet e vota lokale, është i bindur politologu Sllavi Vasilev:

Sllavi Vasilev
“Çfarëdo që të ndodhë, forcat tërheqëse që e bashkojnë këtë shumicë janë më të forta se forcat që i ndajnë ato. BojkoBorisov nuk do ta shpërbëjë koalicionin para se ai dhe partia e tij të marrin qeverisjen theksoi Vasilev në një intervistë për BNR. Unë mendoj se kjo qeveri do të zgjasë të paktën edhe 9 muaj të tjerë, derisa secili prej partnerëve të saj të mendojë se interesi i tyre politik për të shpërbërë koalicionin bëhet më i madh se ai i qëndrimit në të.”

Përpilues: Ioan Kolev

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotot: BGNES, Radio Plovdiv, Facebook/IvoMaev, Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD