Ne nuk kemi ndërmend t’i japim Ukrainës të gjithë kompleksin raketor C-300, tha shefi i mbrojtjes, Adm. Emill Eftimov. Raketat C-300 me defekt që ne po diskutojmë për t’i dërguar në Ukrainë janë midis 3 dhe 5% të sasisë totale të disponueshme në vend. Armët që Bullgaria i ofroi Kievit deri më tani nuk ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Bullgarisë, dhe veprimet e ushtrisë dhe NATO-së minimizojnë rreziqet e konfliktit në Ukrainë, theksoi Eftimov. Ai kujtoi se në vitin 2022, Bullgaria u përpoq të modernizonte komplekset C-300 dhe aeroplanët MiG-29 në Ukrainë, por lufta e ndaloi procesin. “Ne nuk kemi ndërmend të japim të gjithë kompleksin raketor derisa të gjejmë një aftësi zëvendësuese. Pas kësaj duhet të lidhet një kontratë, të bëhet dorëzimi, të trajnohet stafi dhe vetëm atëherë mund të mendojmë për këtë çështje, por nuk do të jetë shpejt”, saktësoi Eftimov.
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..