Në Ditën Botërore të Muzikës, ju ofrojmë një këngë të dashur popullore bullgare që tingëllon pothuajse në çdo festë bullgare të lidhur me ngjarje historike. Ky është kënga e famshme “Doli Delju kaçak”, e cila në vitin 1977 u përfshi në Pllakën e Artë të aparatit hapësinor amerikan "Vojaxhër", si një mesazh muzikor nga Toka drejt Kozmosit të largët. Në kërkim të qytetërimeve të tjera kënga tingëllon në Kozmos me zërin e këngëtares së madhe bullgare Valja Ballkanska.
Jo më pak me ndikim është interpretimi i kësaj kënge i një tjetër këngëtare e madhe nga krahina folklorike e malit Rodopa - Nadezhda Hvojneva. Një fakt jo aq i njohur është që regjistrimi i parë profesional i këngës “Doli Delju kaçak” u bë prej saj, në studion e Radios Kombëtare Bullgare. Vetë kënga u regjistrua nga folkloristë në rajonin e qytetit të Bullgarisë Jugore Zllatograd në vitet 30-të të shekullit të kaluar, dhe në vitet 50-të dhe 60-të versione të shumta të saj u përshkruan gjithashtu edhe në rajonet e qyteteve Ardino dhe Smoljan. Regjistrimi i parë zanor u realizua në Radion Bullgare, interpretuar nga Nadezhda Hvojneva dhe më pas nga Valja Ballkanska.
Nadezhda Hvojneva lindi në vitin 1936. Ajo merrej me muzikë në mënyrë profesionale që nga viti 1956. Ajo realizoi incizime të qindra këngëve nga rajoni i malit Rodopa për fondin e BNR, BNT dhe ish-kompanisë shtetërore të regjistrimit “Ballkanton”. Ajo dha koncerte në sallat më prestigjioze të Evropës, Azisë, Amerikës dhe Afrikës. U nda nga jeta në vitin 2000. Pas vdekjes u shpall “Gruaja e Vitit” nga Instituti Amerikan Biografik.
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe..