Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afro rreth 2 mijë bullgarë punuan në Iran në 30 vitet e shekullit të XX-të

Foto: freepik.com

Marrëdhëniet diplomatike midis Bullgarisë dhe Republikës Islamike të Iranitkanë një histori 125-vjeçare dhe diplomati bullgar Angell Orbecov bëri një përpjekje për të studiuar dhe përshkruar 8 dekadat e para të periudhës në librin e tij “Marrëdhëniet bullgaro-iraniane nga çlirimi deri në fund të viteve 50 të shekullit XX”. Autori ka një karrierë diplomatike 36-vjeçare. Ai është ish-ambasador i vendit tonë në Kinë, drejtor shumëvjeçar i Drejtorisë “Azia, Australia dhe Oqeania” në Ministrinë e Punëve të Jashtme, mësues universitar dhe autor i tekstit të gjuhës persiane për studentët iranistë. Libri i tij është studimi i parë gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Iranit.Vazhdimii pritshëm me një analizë të periudhës moderne do të kontribuojë gjithashtu në një formulim më adekuat të synimeve dhe interesave të vendit tonë ndaj Iranit duke pasur parasysh vendin e tij në marrëdhëniet moderne ndërkombëtare.

“Ekziston një afinitet i caktuar midis bullgarëve dhe iranianëve, të cilin unë vetë e kam ndjerë gjithmonë gjatë punës sime afatgjatë me Iranin, duke përfshirë udhëtimin tim afatgjatë me shërbim në këtë vend rreth 30 vjet më parë – tha diplomati për Radio Bullgarinë. – Arsyet e këtij afiniteti mund të kërkohen në komunikimin shpirtëror dhe kulturor mes dy popujve ndër shekuj, në pozicionimin gjeopolitik të të dy vendeve si fqinjë nga Perëndimi dhe Lindja e Perandorisë Osmane në sfondin e problemeve që të dy vendet kishin me të, si dhe marrëdhëniet e tyre në nivel ndërshtetëror me një histori tashmë 125 vjeçare.

Angell Orbecov
Për të shkruar këtë libër u studiuan një numër i madh dokumentesh nga arkivat, të cilat u shndërruan në një tregim të vazhdueshëm me një përpjekje periodizimi, edhe në kontekstin e proceseve historike në të dy vendet.Këtu përfshihet leximi, përkthimi dhe prezantimi i dokumenteve iraniane, deri tani të paarritshme për shkencëtarët bullgarë. Në këtë mënyrë u ndriçuan një sërë ngjarjesh dhe procesesh të panjohura apo të paeksploruara – thekson autori dhe vazhdon. – Do të përmend disa prej tyre, siç është Marrëveshja Bullgaro-Britanike e vitit 1897 për çështjet e subjekteve iraniane në Principatën e Bullgarisë, misioni i parë diplomatik iranian në vendin tonë që nga fundi i shekullit të XIX-të dhe fillimi i shekullit të XX-të, migrimi i fuqisë punëtore bullgare në Iran në vitet 30-të të shekullit të kaluar, subjektet bullgare të internuar që banonin në Iran gjatë Luftës së Dytë Botërore, kontaktet ndërpartiake në vitet 50-të të shekullit XX-të, etj. Shumë diplomatë bullgarë theksojnë përfitimet e bashkëpunimit me Iranin. Legata bullgare në Iran (1939-1941), e kryesuar nga diplomati Dimitër Dafinov, ndërmori hapa realë për përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike duke eksportuar produkte bullgare: duhan, çimento, vagonë pasagjerësh, dhe duke importuar pambukun iranian.”


Një nga ambiciet e librit është të përcaktojë datën e saktë të fillimit të marrëdhënieve diplomatike bullgaro-iraniane:

“Data 15 nëntor 1897, e pranuar për momentin si fillimi i marrëdhënieve diplomatike, merr si pikënisje dorëzimin e një note për dhënien e pëlqimit agjentit të parë diplomatik iranian në Principatën e Bullgarisë, Mirza Hosejnhan.Në periudhën e viteve 1898-1902, në Sofje funksiononte misioni i parë diplomatik iranian, por për fat të keq, data e hapjes së tij nuk mund të sqarohet nga dokumentet e disponueshme. Duke qenë se nuk ka asnjë gjurmë të një akti të veçantë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike – marrëveshje, deklaratë apo shkëmbim notash, nuk mund të identifikohet asnjë datë tjetër që mund ta përcaktojmë si fillimin e tyre.”

Megjithatë, studiuesi saktëson se shumë kohë më parë të dy vendet mbanin kontakte zyrtare përmes misioneve të tyre në Kostandinopojë. Kishte korrespondencë zyrtare midis monarkëve, ndërsa në qytetet bullgare Ruse dhe Varna vepruan dhe konsujt, zëvendëskonsujt dhe konsujt e nderit iranianë.

Korrespondenca e parë e dokumentuar është shkëmbimi i mesazheve midis Princit Aleksandër Batenberg dhe Naser ed-Din Shahut (1879-1880), që shënon vendosjen e kontakteve zyrtare që pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878).

“Në arkivat iraniane është ruajtur vetëm një kopje e letrës së urimit të monarkut iranian me rastin e ngjitjes në fron të princit Aleksandër. Në të shahu inkurajon zhvillimin e pavarur të Bullgarisë (fjala pavarësi përdoret tri herë në letër) dhe ne e dimë mirë se sipas nenit 1 të Traktatit të Berlinit, Bullgari përkufizohet si “një principatë me vete tributorenën sovranitetin e Sulltanit”.

Prezantimi i lirbit „Marrëdhëniet bullgaro-iraniane nga Çlirimi deri në fund të viteve 50-të të shekullit të XX“ të ambasadorit Angell Orbecov në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Bullgaria kishte një koloni punëtorësh emigrantë në Iran para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Cili ishte fati i këtyre bullgarëve pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1941, të provokuar nga hyrja e Aleatëve (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike dhe Britania e Madhe) në Persi dhe rrëzimi i Reza Shahut? Ky fenomen i ri në marrëdhëniet dypalëshe është studiuar dobët në literaturën shkencore bullgare:

“Ky migrim u bë shkak për hapjen në prill të vitit 1939 të legatës së parë bullgare në Iran, me në krye diplomatin me përvojë Dimitër Dafinov. Punëtorët bullgarë ishin në një nga vendet kryesore në grupin e punëtorëve evropianë, për të cilët Irani u bë një qendër tërheqëse gjatë aktiviteteve intensive ekonomike të ndërmarra nga Reza Shah Pahllavi, dhe veçanërisht në ndërtimin e infrastrukturës në shkallë të gjerë – shpjegon Angell Orbecov. – Profili kryesor i punëtorëve bullgarë në Iran ishin muratorët, ndërtuesit dhe punëtorët e përgjithshëm, megjithëse kishte edhe bojaxhinj, marangozë, mekanikë, madje edhe inxhinierë, dekorues dhe sipërmarrës. Numri i shtetasve bullgarë që punuan në Iran në disa momente ndoshta arrinte në 1500-2000 njerëz. Pas kësaj shifre domethënëse për përmasat tona, qëndrojnë njerëz me fate të vështira, të cilët me punën e tyre vetëmohuese lënë gjurmë të qëndrueshme në përpjekjet për ngritjen ekonomike dhe modernizimin e shtetit iranian.”

Fati e vuri në një provë të rëndë jetën e bullgarëve në Iran gjatë Luftës së Dytë Botërore:

“Në shtator 1941, Irani u detyrua nga aleatët – Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike dhe Britania e Madhe – të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me vendet e Paktit Trepalësh. Mbyllja dhe evakuimi i legatës bullgare në Teheran u realizua në tension të madh. Si një vend që iu bashkua paktit, por ende nuk ka hyrë në luftë, Bullgaria fillimisht nuk figuronte në ultimatumin e paraqitur nga Irani.Përfshirja e saj në momentin e fundit do të thoshte se zyrtarëve të legatës bullgare u jepej një kohë jashtëzakonisht të shkurtër për t'u larguar nga vendi dhe, në përputhje me rrethanat, ata nuk kishin mundësi të organizojnë evakuimin qoftë edhe të një segmenti të kufizuar të kolonisë bullgare.


Periudha e luftës shkaktoi veprime represive kundër nënshtetasve bullgarë në Iran. Fatkeqësive të shkaktuara nga trajtimi i tyre si elementë armik, humbjes së punës dhe vështirësive të riatdhesimit të tyre, iu shtua edhe problemi i mprehtë i dëbimit (edhe ky fenomen është akoma i pastudiuar deri tani) i ndërmarrë nga forcat pushtuese britanike. Gati 100 njerëz u internuan në kampin DehraDun në Indinë Britanike, një grup më i vogël në qytetin iranian Soltanabad, Arak i sotëm, dhe kishte raste të izoluara në kampe të tjera. Kushtet për kthimin e grupeve kryesore të nënshtetasve bullgarë u krijuan mezi pas përfundimit të luftës

Relativisht pak qytetarë bullgarë zgjodhën të qëndrojnë në Iran.

Sipas të dhënave të legatës çekosllovake në Teheran, e cila nga fillimi i viteve 50-të të shekullit XX-të mori përsipër mbrojtjen e interesave bullgare, nga mesi i vitit 1954 në Iran banonin rreth 50-60 shtetas bullgarë, të cilët e vizitonin legatën për shërbime të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre ishin punëtorë dhe artizanë të varfër që tregonin interes për ngjarjet në vendin tonë. Prandaj, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Jashtme në korrik të vitit 1954, BTA filloi furnizimin e rregullt të legatës çekosllovake me periodikë bullgarë, e më vonë edhe me libra bullgarë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Instituti diplomatik pranë MPJ, Vlladimir Mitev, BTA, freepik.com 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD