Autostrada “Trakia”, “Qafa e Republikës” dhe “Rruga Nënballkanike” pranë qytetit të Gurkovos edhe sot mbeten të bllokuara. Minatorët dhe energjetikët protestues të kompleksit "Marica-Iztok" janë kategorikë se do të bllokojnë rrugët derisa qeveria të tërheqë planet territoriale për rajonet e qymyrit nga institucionet evropiane.
“Planet nuk i mbyllin uzinat, siç ata e mendojnë. Planet ndihmojnë kur tregu i mbyll termocentralet, kur ato nuk mund të punojnë sepse ka energji elektrike më të lirë nga burime të tjera”, komentoi kryeministri Nikollaj Denkov.
Ai ftoi sërish përfaqësuesit e grevistëve në Këshillin e Ministrave që të hyjnë “në thellësi të bisedës”, pasi një pjesë e madhe e tyre, sipas fjalëve të tij, nuk e kuptojnë mirë thelbin e planeve dhe si do t’i ndihmonin.Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit..