Autostrada “Trakia”, “Qafa e Republikës” dhe “Rruga Nënballkanike” pranë qytetit të Gurkovos edhe sot mbeten të bllokuara. Minatorët dhe energjetikët protestues të kompleksit "Marica-Iztok" janë kategorikë se do të bllokojnë rrugët derisa qeveria të tërheqë planet territoriale për rajonet e qymyrit nga institucionet evropiane.
“Planet nuk i mbyllin uzinat, siç ata e mendojnë. Planet ndihmojnë kur tregu i mbyll termocentralet, kur ato nuk mund të punojnë sepse ka energji elektrike më të lirë nga burime të tjera”, komentoi kryeministri Nikollaj Denkov.
Ai ftoi sërish përfaqësuesit e grevistëve në Këshillin e Ministrave që të hyjnë “në thellësi të bisedës”, pasi një pjesë e madhe e tyre, sipas fjalëve të tij, nuk e kuptojnë mirë thelbin e planeve dhe si do t’i ndihmonin.Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..