Autostrada “Trakia”, “Qafa e Republikës” dhe “Rruga Nënballkanike” pranë qytetit të Gurkovos edhe sot mbeten të bllokuara. Minatorët dhe energjetikët protestues të kompleksit "Marica-Iztok" janë kategorikë se do të bllokojnë rrugët derisa qeveria të tërheqë planet territoriale për rajonet e qymyrit nga institucionet evropiane.
“Planet nuk i mbyllin uzinat, siç ata e mendojnë. Planet ndihmojnë kur tregu i mbyll termocentralet, kur ato nuk mund të punojnë sepse ka energji elektrike më të lirë nga burime të tjera”, komentoi kryeministri Nikollaj Denkov.
Ai ftoi sërish përfaqësuesit e grevistëve në Këshillin e Ministrave që të hyjnë “në thellësi të bisedës”, pasi një pjesë e madhe e tyre, sipas fjalëve të tij, nuk e kuptojnë mirë thelbin e planeve dhe si do t’i ndihmonin.Nevoja për një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë Sofje - Dushanbe, hapat specifikë për zbatimin e saj, si dhe zgjerimi i eksporteve nga Bullgariapër në Taxhikistan u diskutuan nga Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov në takimet në kryeqytetin e..
Ka gatishmëri për protesta në të paktën katër ose pesë fusha të sektorit publik me kërkesa për paga më të larta, njoftoi Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, raportoi BNR. Sipas analizës..
Ndërtimi i Korridorit Vertikal të Gazit është një simbol i partneritetit evropian, transferimit të teknologjisë dhe krijimit të kooperativave në ndërtimin e rrjeteve të tilla, tha Ministri i Energjisë Zheço Stankov gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë..
Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes..