Bullgaria ka të drejtë të vendosë një taksë për importin dhe transitin e gazit rus, tha në Tiranë të Shqipërisë kryeministri Nikollaj Denkov. Parlamenti bullgar vendosi një tarifë prej 10 euro për një megavat orë, ose afërsisht për 100 metra kub gaz natyror rus që kalon nëpër vend. Vendimi hyri në fuqi nga 13 tetori.
Pavarësisht sanksioneve kundër Rusisë, “disa vende u lejuan të importonin gaz rus sepse nuk kishin mundësi të tjera. Të tilla janë Hungaria dhe Serbia. Por tashmë ka ndërlidhës, kështu që ka alternativa dhe gazi rus nuk duhet të gëzojë ndonjë preferencë të veçantë”, shtoi Denkov.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do të bisedojë me homologun e tij bullgar, Rumen Radev, për shkak të rritjes së tarifave për transitin e gazit natyror rus, shkruan faqja serbe “Politika”.
Kryeministri Nikollaj Denkov u nis për në Shqipërinë për të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive në kuadër të procesit të Berlinit. Procesi u krijua me synimin për të mbështetur thellimin e integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke i afruar ato me vlerat dhe standardet socio-ekonomike të BE-së.Kuvendi Popullor i Bullgarisë hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Rosen Zheljazkov. Kjo ishte vota e katërt e mosbesimit për qeverinë. Për rrëzimin e qeverisë mbi temën e ekologjisë votuan 83 deputetë “pro”, ndërsa 131..
Ministria bullgare e Punëve të Jashtme doli me një qëndrim pas thirrjes së ambasadorit bullgar në Shkup në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Pala verimaqedonase shprehu një protestë zyrtare para ambasadorit Zheljazko Radukov, pasi..
Për shkak të pranimit në eurozonë, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings rritën vlerësimin kreditor afatgjatë të Bullgarisë në valutë të huaj në ‘BBB+’ me perspektivë të qëndrueshme, që është niveli më i lartë..
Të shtunën më 12 korrik në mbrëmje, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Vera e Varnës” / Varna Summer Music Fest , pesë muzikantë virtuozë..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell,..
Për shkak të pranimit në eurozonë, agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Fitch Ratings dhe S&P Global Ratings rritën vlerësimin kreditor afatgjatë të..