 
						
											
											Një  grua japoneze udhëtoi 13 000 kilometra për të vizituar qytetin bullgar Plovdiv  dhe për të mësuar të gatuajë një byrek. Makiko Miura është një prodhuese e ljutenicës  bullgare në prefekturën japoneze Yamagata, ku delikatesa jonë e prodhuar në  Japoni ngjall kureshtje masive dhe shfaqet gjithnjë e më shumë në tryezën e  bashkatdhetarëve të saj. Dhe këtë vjeshtë, në kërkim të sfidave të reja të  kuzhinës, japonezja vizitoi vendin tonë për herë të parë:

“Desha  ta sillja ljutenicën time në Bullgari dhe ta krahasoja me atë origjinale bullgare.  E pranoj se ka dallime - thotë Makiko. - Shija juaj është më e tymosur, ka  gjurmë nga luspat e farat e specave. E imja ka vetëm speca, domate, karota,  qepë dhe pak hudhër, pa patëllxhan dhe përbërësit tuaj të tjerë sepse është  përshtatur me shijen japoneze. Ne jemi mësuar të hamë speca të papërpunuara  si sallatë, por specat e pjekur janë shumë të shijshëm! Unë zhvillova menu  të ndryshme me ide se si japonezët mund të konsumojnë ljutenicën time - si  shtesë në qofte, ose me peshk dhe oriz, duke përfshirë paella, etj.”
Makiko thekson se fitoi përvojë dhe frymëzim nga gjimnastja bullgare Antoineta Vitale. Gjatë epidemisë Covid, bashkatdhetarja jonë jetonte në Japoni, ku promovonte sportin dhe kuzhinën bullgare në mediat vendase. Makiko e kontaktoi atë dhe mori këshilla të vlefshme se si të përgatiste ljutenicën autentike bullgare. Tani, 3 vjet më vonë, gruaja japoneze erdhi nga ana tjetër e globit për ta vizituar atë në Plovdiv dhe për të mësuar se si të rrotullonte një byrek. Ajo pranon se ka rënë në dashuri me specialitetin tonë të brumit me shikim të parë, pa e shijuar as atë!

“Kjo  ndodhi përderisa shikoja një shfaqje televizive. Televizioni publik japonez  NHK prezantoi ljutenicën dhe byrekun tuaj. Nuk e kisha provuar, por më  intrigoi shumë, ashtu siç bëri me ljutenicën tuaj disa kohë më parë. Dhe  vendosa - do të vij këtu për të sjijuar byrekun bullgare dhe për të mësuar se  si ta përgatis vetë. Do të doja ta prezantoja byrekun tuaj në Japoni,  megjithëse nuk e di se si do të gjej djathë bullgar dhe kore të gatshme të  rrotulluara në tregun tonë. Për të mos thënë që edhe mielli ynë është ndryshe!  Do të më duhet ta përshtat byrekun tuaj me shijet japoneze, siç bëra me ljutenicën”  - përfundon Makiko.

Gjëja e parë që bëri me të mbërritur në Plovdiv ishte të hyjë në një dyqan. Aty ajo mbeti e impresionuar nga shumëllojshmëria e pabesueshme e ljutenicave në raftet. E dyta ishte të blejë një byrek nga rruga. Ajo thotë se në fillim mendoi se ishte mjaft e ...kripur dhe pikante për shkak të djathit. Dhe gjëja e tretë ishte të përvishte mëngët dhe të përpiqej të gatuante delikatesën tonë në shtëpinë e Antoaneta Vitale.

“E prita dhe doli një shkëmbim i mrekullueshëm kulturor 4-ditor, sepse ajo erdhi në shtëpi dhe një ditë na përgatiti sushi, ndryshe bëmë një byrek – thotë Antoaneta. - Doja t'i tregoja se si të bënte një byrek shtëpie me kore të gatshme dhe veçmas një byrek me kore të rrotulluara në shtëpi, gjë që nuk është aq e lehtë. Por më pas mendova se në Japoni Makiko nuk do të gjejë kore të gatshme dhe është më mirë t’i brumosë dhe t’i rrotullojë vetë. Kështu bëmë një byrek me një lyerje sipër me ujë të gazuar, vezë dhe kos, por edhe një byrek të tillë siç shitet në furra buke. Ideja ishte që Makiko të mund të përgatisë lloje të ndryshme në Japoni, ku ka një interes të madh për gjithçka bullgare. Japonezët shfaqin interes jo vetëm ndaj kosit bullgarë, i cili konsiderohet një produkt shumë i shëndetshëm, por edhe ndaj gjimnastikës sonë ritmike, trëndafilave dhe madje edhe verës”, tha Antoaneta në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Musakaja dhe taratori janë ndër pjatat tona që i lanë shumë përshtypje Makikos. Edhe frutat tona, sidomos shalqinjtë. “Tek ne janë të vegjël, por këtu janë kaq të mëdhenj dhe të shijshëm!” – nuk e fshihte habinë japonezja. Dhe ajo pranon se bleu ujë trëndafili dhe gjethe trëndafili nga Plovdivi për të bërë çaj në shtëpi, ndërsa mendon mënyra për të promovuar byrekun bullgare në Tokën e Diellit që po lind.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana  Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova, Makiko Miura, Antoineta Vitale
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..
