Pasi, në  ditën e fundit të shtatorit, Vlladi Ampov - Grafa  prezantoi një shfaqje madhështore muzikore në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski”,  në tregun muzikor doli edhe kënga e tij më e re “Universi”. Videoja e këngës prezanton  pamje mbresëlënëse të koncertit, të cilin e frekuentuan mbi 20 000 njerëz. Më  shumë se njëzet kamera arritën të kapin përmasat e ngjarjes - skenën e madhe,  skenografinë, ndriçimin, efektet dhe mbi të gjitha humorin dhe buzëqeshjet që ngjallnin  te publiku interpretimet e këngëtarit Grafa.

Kënga “Universi”  u përfshi në albumin e ri të Vlladi Ampov "Pylli shekullor" dhe nuk  është çudi që ai është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit. Në krijimin e  tekstit lirik u përfshi edhe Georgi Kasabov - NDOE.
Frymëzimi  për krijimin e këngës "Universi" ishte bashkëshortja e Grafës -  Maria. Gjatë koncertit për habinë e zonjës bukuroshe, Vlladi me ndihmën e valltarëve  e nxori në skenë për të prezantuar këngën. Ky moment dashurie dhe ndarjeje është  pjesa më emocionuese e videos, e cila na transferon në Universin e këngëtarit Vlladi  Ampov – Grafa.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /MonteMusicLtd, BGNES
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..
Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..