Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

U zgjat regjistrimi kombëtar i popullsisë në Shqipëri


Sipas informacioneve të top-channel.tv ka presion në regjistrimin kombëtar në lidhje me pakicat etnike në një numër rajonesh shqiptare. Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave në Shqipëri ka nisur më 18 shtator dhe do të vazhdojë deri më 15 nëntor. Ai duhej të përfundonte më 28 tetor, por u zgjat për shkak të bojkotit, largësisë, mungesës së kontaktit me disa fshatra dhe vendbanimeve të paligjshme. Pyetësorët përmbajnë 100 pyetje, nga të cilat vetëm 3 janë opsionale - për përkatësinë etnike, gjuhën dhe fenë e qytetarëve shqiptarë. Media pretendon se si në të kaluarën ashtu edhe tani ka pasur presion nga vendet fqinje për të fryrë statistikat e pakicave, duke përmendur Greqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast citohen disa deklarata të nënpresidentes bullgare Ilijana Jotova dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Mund të lexoni më shumë:

Ministri rus Sergej Lavrov dëshiron të shkojë në Shkup për një forum të OSBE-së

Sergej Lavrov

Si kryetar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sipas parimit të rotacionit Maqedonia e Veriut ka një problem, tha ministri i jashtëm Bujar Osmani. Konferenca vjetore e ministrave të jashtëm të OSBE-së do të mbahet në Shkup nga 30 nëntori deri më 1 dhjetor. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka kërkuar të marrë pjesë, por ka sanksione personale kundër tij për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Përveç kësaj, hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut, e cila u është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, është e mbyllur për avionët rusë. Edhe vendet fqinje, përveç Serbisë, nuk lejojnë fluturime ruse. “Duhet të bëhen disa përpjekje logjistike”, tha Osmani, i cili tha se Lavrov ka kërkuar të vijë në Shkup. Lavrov nuk u pranua në takimin e OSBE-së në Varshavë në vitin 2022, raporton BGNES.

Protesta kundër masave të reja fiskale në Rumani


Biznesmeni rumun Cosmin Răileanu vrapoi në shenjë proteste për 14 orë rreth ndërtesës së qeverisë në Bukuresht kundër sigurimeve të reja shoqërore për profesionistët e IT-së të prezantuara më 1 nëntor, kufizimeve në pagesat me para në dorë dhe limitit në disponueshmërinë e parave të kompanive në arka deri në 50 000 lei (10 000 euro). Răileanu i tha B1 TV se masat do të nxjerrin jashtë biznesit sipërmarrësit me kompani të mesme dhe të vogla dhe gjithashtu do të zmbrapsin investitorët e huaj. Ai vendosi të vrapojë për 14 orë pasi sipas biznesmenit ai punon çdo ditë kaq orë dhe më shumë se 10 orë të punës janë për të mbuluar detyrimet ndaj shtetit. Në vitin 2022, për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve në seksionin e keq rumun të rrugës E85, i quajtur "Rruga e Vdekjes", Răileanu vrapoi për mbi 20 orë, duke kaluar 150 km..

Greqia kërkon urgjentisht punëtorë sezonalë në bujqësi


Pronarët e plantacioneve të ullirit në Greqi po përjetojnë mungesë të madhe punëtorësh për vjeljen e prodhimit të ri, raportoi televizioni Mega. Mungesa e punëtorëve sezonalë ka çuar në rritje me 25% të pagës ditore në krahasim me sezonin e kaluar dhe është 50-60 euro, sipas faqes agronews. Edhe pse viti është i keq dhe të korrat janë ulur me 1/3, nevojiten të paktën 10 000 vjelës vetëm në ishullin e Kretës. Përllogaritet se Greqia ka nevojë për 60-80 mijë punëtorë bujqësorë. Krahas nxjerrjes së ullinjve dhe vjeljes së agrumeve, ka mungesë të fuqisë punëtore në të gjitha degët bujqësore. Në vitin 2022, Greqia nënshkroi një marrëveshje me Egjiptin për të punësuar 5000 punëtorë sezonalë, por burimet qeveritare thanë se kishte një vonesë të konsiderueshme në listat e aplikantëve nga pala egjiptiane.

Opozita turke ka zgjedhur një lider të ri për zgjedhjet e ardhshme lokale

Özgür Özel

Forca kryesore opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore, ka zgjedhur një kryetar të ri. 49-vjeçari Özgür Özel zëvendëson Kemal Kılıçdaroğlu, raportoi Reuters. Agjencia vuri në dukje se kjo vjen ndërsa Turqia përgatitet për zgjedhjet vendimtare lokale më 31 mars 2024, dhe ndërsa partia pësoi një humbje të dhimbshme nga presidenti Tayyip Erdoğan dhe aleanca e tij politike në pushtet në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. "Ne po marrim rrugën drejt fitores në zgjedhjet lokale. Ne besuam në shndërrimin e mungesës së shpresës në shpresë, jemi plot shpresë," tha Özel pas zgjedhjeve, duke qëndruar pranë kryebashkiakut të Stambollit Ekrem İmamoğlu. Kılıçdaroğlu është kritikuar për dështimin për të tejkaluar tavanin historik të 25% të mbështetjes elektorale në nivel kombëtar gjatë kryesisë së tij të partisë në vazhdim të 13 viteve.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: albanianpost.com,BGNES, observatornews.ro, agronews.gr,aa.com. tr

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD