Qindra policë dolën në një protestë, sipas fjalëve të tyre spontane, para ndërtesës së parlamentit me kërkesën për të ndaluar politizimin e asaj që ndodhi më 16 nëntor, kur gjatë ndeshjes së futbollit Bullgari-Hungari, tifozë futbollistikë protestuan kundër udhëheqjes së Federatës Bullgare të Futbollit. Ajo që nisi si një protestë paqësore u përshkallëzua, me tifozë dhe policië të plagosur. Aktualisht janë duke u zhvilluar procedura paraprake ndaj tre punonjësve të policisë për tejkalim të të drejtave. PP-DB kërkoi dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme, Kalin Stojanov. Bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov tha se Stojanov ishte propozim i GERB-it. Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, u përgjigj se nëse Stojanov jep dorëheqjen, kryeministri Nikollaj Denkov nga PP-DB gjithashtu duhet të japë dorëheqjen.
"Nuk duhet ta lejojmë edhe një herë që Ministria e Punëve të Brendshme të përdoret si një thes grushtimi nga politikanët," u tha gazetarëve ministri i brendshëm Kalin Stojanov përpara dëgjimit të tij në lidhje me teprimet në Komisionin e Sigurisë së Brendshme pranë Kuvendit Popullor. Stojanov u tha deputetëve se kryetari i Bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, dha leje për protestën e futbolldashësve pa kërkuar qëndrim nga Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kryeqytetit, siç është praktika. Ai tha se udhëheqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërmori masa më serioze sigurie, pasi kishte informacione se disa nga tifozët synonin të pushtonin stadiumin kombëtar “Vasill Levski” dhe të ndalonin ndeshjen e futbollit Bullgari-Hungari. “Ne distancohemi kategorikisht nga dhuna si në raport me qytetarët protestues ashtu edhe në raport me policët”, theksoi ministri.
Kina është vendi që përfiton më shumë nga politika e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, tha për CNN presidenti bullgar Rumen Radev.Lidhur me luftën në Ukrainë, Radev beson se po afron momenti kur “Ukraina mund të mbetet pa njerëz për të luftuar”...
Ndoshta jam i modës së vjetër, por besoj fuqimisht në demokraci me propozimin tim për një referendum mbi aplikimin e euros në Bullgari. Disa udhëheqës besojnë te teknokracia, të tjerë te forca lëvizëse e ekonomisë. Por nëse nuk ka demokraci, e gjithë..
Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë si të papranueshme kërkesën e presidentit Rumen Radev për të përmbysur vendimin e kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova. Me vendimin e saj, Kisellova i pengoi deputetët të shqyrtonin kërkesën e kreut të shtetit..
Qyteti i Gabrovos po pret panairin udhëtues të librit "Shtegu i Librit". Eventi do të mbahet nga 12 deri më 15 qershor në zonën qendrore të këmbësorëve..
Më 12 qershor nga ora 20:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit më 13 qershor /e premte/, trafiku në Urën e Danubit pranë Ruses do të pezullohet për të gjitha..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me..