Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së Vjetër.
Besimtarët sot nderojnë edhe kujtimin e Shën Vasilit të Madh - një prej filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj të kishës së hershme të krishterë. Teologu i lindur në qytetin Kesarija Kapadokijska rreth vitit 350 në një familje fisnike të krishterë, është autor i librave të shumtë kishtarë, si dhe i Liturgjisë së Vasilit, e cila shërbehet disa herë në vit për nder të tij.

Tradita popullore e lidh festën e Shën Vasilit të Madh me zakonin e quajtur bullgarisht “survakane”, i cili kryhet për shëndet në ditën e parë të Vitit të Ri.
Afro 130 000 njerëz festojnë sot ditën e tyre të emrit.
Foto: Arkiv, Wikipedia, Radio VidinBollgradi në rajonin e Odesës, Ukrainë, shënon sot, 25 gusht, 204 vjet nga themelimi i tij me një program kulturor në sheshin qendror dhe në institucionet kulturore të qytetit, raportoi BTA. Festimet janë pjesë e një festimi tre-ditor të Ditës së..
Ndjekësit e mësuesit shpirtëror Beinsa Duno (Petër Dënov), të njohur si Vëllazëria e Bardhë, e presin Vitin e Ri Hyjnor më 19 gusht tek Shtatë Liqenet e Rilës – në ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit sipas kalendarit të vjetër. “Kjo ngjarje qendrore..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të..