Më 1 janar Kisha Ortodokse Bullgare kremton Rrethprerjen e Zotit tonë Jizu Krisht. Në ditën e tetë pas lindjes së tij, Krishti u dërgua në tempull për t'iu kushtuar Perëndisë dhe për të përmbushur traditën e Rrethprerjes ose Pagëzimit të Dhiatës së Vjetër.
Besimtarët sot nderojnë edhe kujtimin e Shën Vasilit të Madh - një prej filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj të kishës së hershme të krishterë. Teologu i lindur në qytetin Kesarija Kapadokijska rreth vitit 350 në një familje fisnike të krishterë, është autor i librave të shumtë kishtarë, si dhe i Liturgjisë së Vasilit, e cila shërbehet disa herë në vit për nder të tij.

Tradita popullore e lidh festën e Shën Vasilit të Madh me zakonin e quajtur bullgarisht “survakane”, i cili kryhet për shëndet në ditën e parë të Vitit të Ri.
Afro 130 000 njerëz festojnë sot ditën e tyre të emrit.
Foto: Arkiv, Wikipedia, Radio VidinMë 11 shtator 1930, në fshatin Tvërdica të rrethit të Burgasit, lindi Nikolla Stançev Nikollov – mundës në stilin klasik dhe të lirë. Në Lojërat Olimpike të vitit 1956 në Melburn, ai fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Bullgarinë, në..
Shoqata “Bravo Plovdiv” po organizon një takim të përfaqësuesve të komuniteteve bullgare dhe diasporave nga Ballkani dhe Evropa Lindore në Plovdiv, raporton BTA. Eventi, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, i kushtohet Ditës së Bashkimit..
Mbushen 35 vjet nga një moment emblematik i historisë postkomuniste të Bullgarisë, i cili shënoi dekadat në vijim të tranzicionit të saj drejt demokracisë – zjarrvënia e Shtëpisë së Partisë. Arsyet për atë që ndodhi edhe sot mbeten të mbuluara me..