Në një ceremoni solemne më 25 janar - Dita e Radios Kombëtare Bullgare, do të jepen çmimet vjetore të gazetarisë të medias. Të nominuarit mund të shihen tani në faqen e internetit bnr.bg, ndër të cilat është edhe "Radio Bullgaria".
Redaksia “Bullgaria” e “Radio Bullgarisë” është nominuar për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e BNR-së për punën e ekipit në përhapjen e kulturës bullgare jashtë vendit.
Elena Karkallanova, redaktore përgjegjëse, u nominua për Çmimin e Radio Gazetarisë - një çmim individual për prani të jashtëzakonshme. Elena është një nga tre prezantuesit e programit "Bullgaria Sot", i cili në një formë të përmbledhur paraqet ngjarjet më të rëndësishme nga Bullgaria, të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme në komunitetet bullgare jashtë vendit.
Për çmimin për transmetim radiofonik, ose radioprojekt, ose projekt muzikor, ose projekt multimedial të BNR-së, është nominuar një ekip i "Radio Bullgarisë" për serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në... Shqipëri".Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do t'ju prezantojmë me Barcelona Gipsy Balkan Orchestra që do të kenë një koncert në Plovdiv më 22 tetor. Ju urojmë minuta të këndshme! • 01:44 -..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas do t’ju njohim me fituesen e çmimit “Bullgarja e vitit” 2024 - Anita Ekenova. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Ndërsa je këtu” nga Bojana Karpatova dhe Boris..
Ajo është një grua e re dhe e arsimuar, e apasionuar pas astronomisë dhe fizikës, por që ia ka kushtuar energjinë dhe talentin e saj fjalës. Ajo është pjesë e familjes së Radio Bullgarisë – programi shumëgjuhësh i Radios Kombëtare Bullgare dhe..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 23 tetor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një pjesë shumë..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën e së premtes “Kryevepra të kulturës muzikore bullgare” ju prezantojmë këngën “U..