Edicioni i dytë i projektit "Akademia për Punëtorët Rinor 2.0" zgjeroi fushën e iniciativës duke u fokusuar në zhvillimin e organizatave rinore në Poloni, Bullgari, Greqi dhe Maqedoni. Akademia është e bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe trajnimi është i ndarë në tetë module tematike. Këto përfshijnë angazhimin e qytetarëve, komunikimin efektiv, marketingun inovativ, përdorimin e mediave sociale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, strategjitë e mbledhjes së fondeve etj.
Duke nënvizuar angazhimin e saj për zhvillimin e vazhdueshëm të nismave rinore në rajon, Akademia për Punëtorët Rinor 2.0 krijon një rrjet ngjarjesh argëtuese dhe edukative që u dedikohen të rinjve. Në konferencën e tij përfundimtare në dhjetor 2023 në Poloni, projekti prezantoi me sukses rezultatet e punës së tij dhe vazhdon të frymëzojë liderët e të rinjve për të marrë pjesë aktive në shoqëri. Mjetet për qëndrueshmërinë e organizatave rinore të zhvilluara gjatë disa viteve janë të disponueshme për përdorim falas në faqen e internetit të kësaj nisme.
Fotot janë siguruar nga "Asociacioni për zhvillimin e sportit bullgar"
Përgatiti në shqip dhe pubikoi: Kostandina BelloPërmbytjet e radhës në bregdetin e Detit të Zi janë rezultat i ndërtimit të pakontrolluar, mjedisit natyror të shkatërruar dhe mosveprimit institucional, thuhet në një deklaratë nga Dhoma e Arkitektëve në Bullgari. Sipas organizatës profesionale,..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev u nderua me çmimin prestigjioz “Gazetari i Vitit” në festivalin mediatik evropian PRIX EUROPA , i cili mbështetet nga një bashkim prej 24 mediash publike evropiane. Grozev, i cili është drejtor i platformës..
Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore ( rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi..
Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia..
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të organizojë Konferencën Vjetore Ndërkombëtare të Mediave Publike. Forumi prestigjioz do të mbahet për herë të..