Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 31 janarin

Janari do të mbyllet me mot me diell

Foto: BTA

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje - minus 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në zonat ekstreme juglindore ku ka mundësi për reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 5 deri në 10°, në kryeqytet - rreth 6°.

Deri në mesditë në Detin e Zi do të mbajë vranësira, vende-vende mund të ketë reshje shiu, pastaj me diell. Temperaturat e ajrit do të jenë 4-7°. Temperatura e detit është 6-8°. Eksitimi i detit do të jetë 3-4 ballë.

Në male do të jetë me diell. Vetëm mbi Stranxha para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme, ka të ngjarë të bjerë borë. Do të fryjë erë mesatare, e fortë verilindore në zonat më të larta. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë 2°, në 2000 m deri në minus 5°.

Të enjten do të jetë me diell dhe do të vazhdojë të jetë e ngrohtë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD
Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD
Ministri Borisllav Gucanov

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..

botuar më 25-10-08 1.19.MD