Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 13 shkurtin

Mbetet e ngrohtë, por do të ketë vranësira dhe shi

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 8°, në Sofje - 3°.Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës.Paradite do të vijojnë reshjet e shiut në rajonet juglindore. Pasdite në vend do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë еrë mesatare, në Fushën e Danubit - deri në erë të fortë veriperëndimore.Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në kryeqytet -rreth 10°.

Në Detin e Zi do të mbajë vranësira. Në jug do të bjerë shi. Temperaturat e ajrit do të lëvizin deri në 10-13°.Temperatura e ujit të detit është 7-9°.Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje.Mbi 1200 metra do të bjerë borë.Do të fryjë erë e fortë veriperëndimore.Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë 5°, në 2000 m deri në minus 1°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Georg Georgiev

I bënë thirrje Maqedonisë së Veriut të përmbushë angazhimet e saj ndaj BE-së

Kandidatët për anëtarësim në BE duhet t'u përmbahen kritereve dhe kushteve që kanë rënë dakord vetë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev pas një takimi në Sofje me homologun e tij gjerman Johann Wadephul , raportoi..

botuar më 25-10-14 10.42.PD
Georg Georgiev (djathtas) me homologun e tij gjerman Johann Wadepful

Bullgaria dhe Gjermania diskutuan për të ardhmen e sistemit “Mburoja Evropiane e Qiellit”

Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Gjermanisë janë të shkëlqyera. Gjermania është ndër partnerët tanë më të ngushtë strategjikë. Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev pas një takimi me homologun e tij gjerman Johann Wadepful, i cili është..

botuar më 25-10-14 9.49.PD

Parashikimi i motit për 14 tetorin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..

botuar më 25-10-13 7.30.MD