Alek Kirev është një këngëtar i pavarur, i cili përveç krijimit të këngëve të tij, kujdeset për çdo hap për realizimin dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Pikërisht një vit pasi në tregun muzikor doli albumi i tij origjinal “Gravitacion”, Alek Kirev është gati me një këngë të re. "Cila je ti?" lindi si ide edhe para daljes së albumit, por nuk hyri në të dhe tani u realizua në një mënyrë krejt tjetër. Kënga është shkruar si të tjerat – Alek së pari kompozon muzikën, pastaj bën strukturën e këngës dhe në fund shkruan tekstin.

"Cila je ti?" është me tingëllimin e njohur dhe karakteristik për muzikantin Alek Kirev, por stilistikisht ka pak të përbashkëta me veprat e tij të mëparshme. Aleku ia atribuon këtë pjesërisht faktit se ai punon me njerëz të ndryshëm. "Cila je ti?" u realizua me Robi Nikollovin, i njohur jo vetëm si autor dhe interpretues, por edhe si producent muzikor.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Alek Kirev musicEventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën..