Alek Kirev është një këngëtar i pavarur, i cili përveç krijimit të këngëve të tij, kujdeset për çdo hap për realizimin dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Pikërisht një vit pasi në tregun muzikor doli albumi i tij origjinal “Gravitacion”, Alek Kirev është gati me një këngë të re. "Cila je ti?" lindi si ide edhe para daljes së albumit, por nuk hyri në të dhe tani u realizua në një mënyrë krejt tjetër. Kënga është shkruar si të tjerat – Alek së pari kompozon muzikën, pastaj bën strukturën e këngës dhe në fund shkruan tekstin.

"Cila je ti?" është me tingëllimin e njohur dhe karakteristik për muzikantin Alek Kirev, por stilistikisht ka pak të përbashkëta me veprat e tij të mëparshme. Aleku ia atribuon këtë pjesërisht faktit se ai punon me njerëz të ndryshëm. "Cila je ti?" u realizua me Robi Nikollovin, i njohur jo vetëm si autor dhe interpretues, por edhe si producent muzikor.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Alek Kirev musicNjë nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë..