Alek Kirev është një këngëtar i pavarur, i cili përveç krijimit të këngëve të tij, kujdeset për çdo hap për realizimin dhe shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Pikërisht një vit pasi në tregun muzikor doli albumi i tij origjinal “Gravitacion”, Alek Kirev është gati me një këngë të re. "Cila je ti?" lindi si ide edhe para daljes së albumit, por nuk hyri në të dhe tani u realizua në një mënyrë krejt tjetër. Kënga është shkruar si të tjerat – Alek së pari kompozon muzikën, pastaj bën strukturën e këngës dhe në fund shkruan tekstin.

"Cila je ti?" është me tingëllimin e njohur dhe karakteristik për muzikantin Alek Kirev, por stilistikisht ka pak të përbashkëta me veprat e tij të mëparshme. Aleku ia atribuon këtë pjesërisht faktit se ai punon me njerëz të ndryshëm. "Cila je ti?" u realizua me Robi Nikollovin, i njohur jo vetëm si autor dhe interpretues, por edhe si producent muzikor.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Alek Kirev musicE vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës..
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë..