Koret e fëmijëve të radiove publike të Bullgarisë dhe Rumanisë do të mbajnë për herë të parë një koncert të përbashkët në Bukuresht më 29 shkurt. Aktiviteti është pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar mes dy mediave dhe i kushtohet arritjeve të larta korale.

“Programi i këtij koncerti është spektakolar, sepse si kori ynë ashtu edhe ai bullgar mund të interpretojnë lehtësisht vepra me vështirësi të ndryshme, duke shtuar elemente skenografike që rrisin emocionin e përcjellë te publiku” – tha në lidhje me këtë veprimtari të përbashkët dirigjenti i Korit të Fëmijëve të Radio Rumanisë Razvan Rados.

Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare, nën drejtimin e dirigjentes Venecija Karamanova dhe pianistes Siana Atanasova, do të interpretojë vepra të kompozitorëve bullgarë, si dhe vepra të kompozitorëve Franc Shubert, Hideo Kobajashi, Astor Piacolla. Në një aranzhim të veçantë do të interpretohet edhe “Rapsodia Boheme” i Fredi Merkjuri.

Të pranishmit në koncert do të kenë mundësi të dëgjojnë këngën bullgare "Jove, vashë e vogël" në aranzhim të Aleksandër Tanev. Kjo është një nga këngët e shumta në repertorin e fëmijëve bullgarë me zë engjëllor.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..