Carev Brod ka kohë që  ka famën e një fshati ndërkombëtar, dhe banorët e tij nuk e fshehin krenarinë e  tyre se janë pasardhës të tatarëve, gjermanëve, turqve, bullgarëve banatë,  “emigracionit të bardhë” , shqiptarëve, çekëve etj. Në fshatin e rrethit të Shumenit praktikohen tri  fe, prandaj edhe sot e kësaj dite atje qëndrojnë tre tempuj – një kishë ortodokse,  një katolike dhe një xhami. “Ne jemi si një bashkësi e vogël popujsh” – bën  shaka kryetari i bashkisë Stefan Zhivkov dhe shton se populli tashmë është “përzier”, por  ende i ruan zakonet dhe kujtimin e të parëve. 

I vendosur midis kryeqyteteve të vjetra bullgare, Pliska dhe Presllavi i Madh, dikur Carev Brod (Bullgaria Verilindore) ndodhej pikërisht në rrugën përgjatë së cilës udhëtonin mbretërit, prej nga vjen emri i tij. Në mesin e shekullit të 19-të, pas Luftës së Krimesë, një grup i madh tatarësh të Krimesë që merreshin me mbarështimin e bagëtive u vendosën këtu, mësojmë nga kryetari i bashkisë. Pak më vonë, në Carev Brod mbërritën edhe gjermanët:
“Në vitin 1900 Ferdinandi i Sakskoburggotës vendosi rreth 50 familje gjermane nga Austro-Hungaria dhe më saktë nga Banati, si dhe bullgarë banatë, u dhanë toka dhe ata mbërritën duke sjellë me vete teknologji moderne për atë kohë dhe filluan të merreshin me bujqësi moderne. Kishte edhe 2 familje shqiptare që prodhonin bozë. Pas Revolucionit të Tetorit këtu mbërriti edhe “emigracioni i bardhë” i shtyrë nga regjimi në BRSS – tregon Stefan Zhivkov për Radio Bullgarinë.

Lexoni më tepër:

Një herë e një kohë, fjalimi tatar dhe gjerman mbizotëronte në Carev Brod. Përveç kësaj, në fshat kishte dy xhami – një turke dhe një tatare. Pranë tyre qëndronin dy kisha – një ortodokse dhe një katolike. Fëmijët frekuentonin shkollën tatare dhe atë gjermane. Shkolla bullgare u shfaq më vonë, në vitin 1920. Në fillim të shekullit të 20-të, rreth kishës katolike u ndërtua një manastir benediktin. Edhe sot e kësaj dite, manastiri është aktiv. Për të kujdesen katër motra benediktine - nga Bullgaria, Koreja e Jugut, Gjermania dhe Tanzania. Në bullgarisht të pastër, motra Elizabeta nga Gjermania na tregoi:

"Në vitin 1914, katër motrat e para erdhën nga Gjermania, sepse aty ishte një koloni katolike gjermane dhe prifti kërkoi që motrat nga Gjermania të dërgoheshin këtu për të ngritur një shkollë për fëmijët dhe për t'u kujdesur për jetën shpirtërore. Por kur Lufta e Dytë Botërore filloi, shumica e gjermanëve u kthyen në Gjermani”.
Në vitin 2024, manastiri feston 110 vjetorin e tij. Të gjithë ata që vijnë në Carev Brod ndalojnë për të marrë vajin unik prej kalendule të murgeshave benediktine, të përgatitur sipas një recete shumë të vjetër. Motra Nadja tregon:

"Ka qenë një motër Burharda që ishte doktoresha e fshatit dhe i mjekonte banorët me barishte. Ajo bënte ilaçe të ndryshme. Ne e kemi mbajtur recetën e kremit prej kalendule dhe dhjame. Kalendulën e kultivojmë këtu, në kopsht. Është ushqyes dhe përdoret për probleme të ndryshme të lëkurës, përfshirë edhe djegiet pas terapisë me rrezatim."
Sot, Carev Brod është një fshat i gjallë me 1300 banorë të përhershëm. Këtu pothuajse nuk ka papunësi. Kohët e fundit, çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, sepse atje kanë filluar të vendosen familje të reja me fëmijë, për shkak të mundësive të punës në distancë, qetësisë, ajrit të pastër dhe jetës së shëndetshme në fshat.

"Këtu kurrë nuk ka pasur tensione në baza etnike apo fetare. Këtu nuk kemi dyqane të veçanta, si kafeneja turke apo bari bullgar. Dhe ne të gjithë së bashku i festojmë Pashkët dhe Krishtlindjet", përfundon kryetari i fshatit Stefan Zhivkov.
Foto: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër..
