Sot ishte Dita e dytë e Zisë Kombëtare, në të cilën Bullgaria i dha lamtumirën e fundit udhëheqësit të saj shpirtëror, Patriarkut Neofit, i cili na la më 13 mars pas një sëmundjeje të gjatë. Për të përcjellë Shenjtërinë e Tij Patriarkun Bullgar dhe Mitropolit të Sofjes në udhëtimin e tij të fundit tokësor, qindra laikë, përfaqësues të klerit bullgar dhe të huaj u mblodhën në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski".
Ndër pranishmit në Liturgjinë e Shenjtë të varrimit të peshkopëve ishin presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova, kryeministri dhe zëvendëskryeministrja në dorëheqje Nikollaj Denkov dhe Maria Gabriel, kryetari i parlamentit Rosen Zheljazkov, presidenti i Bullgarisë në periudhën 2002 - 2012 Georgi Parvanov, mbreti i fundit bullgar dhe ish-kryeministër Simeon Sakskoburggotski.
Mes të pranishmëve në meshën përkujtimore të peshkopëve në kujtim të Shenjtërisë së Tij në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” ishin edhe Mitropoliti Epifanij i Kishës Ortodokse në Ukrainë, ambasadorja e Ukrainës Olesja Ilashçuk dhe ambasadorja e Rusisë Eleonora Mitrofanova. Kisha Ruse u përfaqësua nga Mitropoliti i Evropës Perëndimore Nestor. “Kisha jonë vajton së bashku me bullgarët dhe popullin bullgar”, tha ambasadori rus. Prania e mitropolitit ukrainas Epifanij shkaktoi polemika në mesin e përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Bullgare, pasi Kisha Ortodokse e Ukrainës ka një tomos nga Patriarku Ekumenik, por nuk njihet nga kishat e tjera ortodokse, duke përfshirë edhe atë bullgare.
Shërbimi drejtohej nga Mitropoliti Joan i Varnës dhe i Velik Presllavit, i cili është nënkryetar i përkohshëm i Kishës Ortodokse Bullgare.
Liturgjia u pasua nga një liturgji funerale, e udhëhequr nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu, së bashku me përfaqësues të kishave ortodokse lokale dhe peshkopë të Kishës Ortodokse Bullgare.
“Nuk do t'i harroj fjalët e patriarkut, se besimi në mirësi duhet të na bashkojë dhe të na forcojë si komb”, theksoi presidenti Radev para gazetarëve. "Sot është një ditë e trishtuar jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për të gjithë ne", vuri në dukje Patriarku Ekumenik Bartolomeu.
Pas ceremonisë mortore me një kortezh litik, trupi i patriarkut bullgar u shoqërua me mijëra njerëz deri në Katedralen Metropolitane “Shën E Diela” për t'u prehur përgjithmonë, sipas dëshirës së tij. Eshtrat mortore u transportuan me një karrocë, me të cilën para shumë vitesh Mbreti Borisi i Tretë u përcoll në udhëtimin e tij të fundit tokësor. Ndryshe nga viti 1943, kur karroca tërhiqej nga kuajt, sot ajo bëhej nga një makineri ushtarake, saktëson BNT. Eshtrat mortore të Patriarkut Neofit u prehen në anën jugore të kishës "Shën E Diela".
Dhe në fund, le të kujtojmë një nga amanetet që na la Patriku Neofit në nëntor 2021: “Zoti i Gjithëmëshirshëm na dhuroftë bujarisht të gjithëve urtësi dhe largpamësi, dashuri për të afërmin dhe mendim për tjetrin, duke na çliruar nga çdo egoizëm dhe mendjemadhësi, nga çdo krenari dhe mospërfillje, nga fatkeqësia e kohës së sotme - pandjeshmëria ndaj të tjerëve, të cilat janë pengesat më të dhimbshme përpara nesh në rrugën tonë drejt Krishtit dhe Mbretërisë së Tij”.
Deljan Peevski, kreu i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - Fillimi i Ri, u takua me Xhevdet Çakërov, kryetar i grupit parlamentar "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë" (rreth Ahmed Dogan). Gjatë një bisede të thelluar, të dy vendosën që "faqja e..
Rreth 38% e bullgarëve nuk planifikojnë ose nuk mund të shkojnë me pushime këtë verë, tregon një anketë e Agjencisë “Mjara”, njofton BTA. Ata që dhanë këtë përgjigje janë kryesisht të moshuar nga vendbanime më të vogla. 33.2% e të anketuarve..
Në një letër të hapur drejtuar kryetarëve të Kuvendit Popullor dhe grupeve parlamentare, 12 organizata joqeveritare kërkuan zgjedhjen e menjëhershme të një avokati të popullit, njoftoi gazetarja e BNR-së Sillvija Velikova. Ata kujtojnë se institucioni..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më..
Të shtunën , dita do të fillojë me mot kryesisht me diell në Bullgarinë Lindore dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore. Në pjesën tjetër të vendit,..
Një konferencë kushtuar përfitimeve të miratimit të euros nga vendi ynë do të mbahet sot, 30 maj, në Ruse, raporton BTA. Në forumin e biznesit të..