Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ora e Tokës” ose si ta ndryshojmë botën në 60 minuta

Foto: BGNES

“Nëse secili prej nesh, pavarësisht se ku jemi, gjen 60 minuta kohë dhe ia jep Tokës, do të kemi fuqinë të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe ta lëmë atë më se të mrekullueshme për brezat pas nesh” – ja çfarë thonë organizatorët për eventin më të madh, të kushtuar mbrojtjes së planetit, organizuar nga WWF (World Wildlife Fund). Në këtë një orë, miliona njerëz do të fikin dritat dhe do t'i kushtojnë vëmendje gjithçkaje që na lidh. Si dhe gjithçka që mund të humbasim.


Këtë vit, Ora e Tokës zhvillohet më 23 mars, nga ora 20:30 deri në 21:30. Për pjesëmarrësit më aktivë në fushatë është përgatitur platforma interaktive – Banka e Orëve. Aty të gjithë mund të gjejnë aktivitetin që i pëlqen më shumë dhe të shënojnë orët që i dhurojne Tokës. Për shembull, ushqimi, shëtitjet në natyrë, sportet dhe shëndeti, mënyra e qëndrueshme e jetesës, të gjitha format e artit dhe krijimtarisë. Pas Orës së Tokës, do të ketë çmime për dhjetë pjesëmarrës të përzgjedhur rastësisht.

Fushata mjedisore përfshin edhe një element bamirësie me shfaqjen e filmit “Kung Fu Panda 4” në Cinema City. Mjetet nga biletat e blera do të përdoren për shpëtimin e arinjve jetimë dhe për mbrojtjen e arinjve në Bullgari.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: BGNES; wwf.bg 

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla Bullgare e së Dielës

Pasuesit e sotëm të Najden Gerovit në Britaninë e Madhe

E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një mësuese bullgare me më shumë se 35 vite përvojë pune në disa shtete evropiane, Ilijana Bojaxhieva Smit..

botuar më 25-04-01 7.30.PD

“Një dorë e shtrirë. E juaja” - një ekspozitë fotografike tregon historinë e jetës së qenve endacakë

Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e kryeqytetit të adoptojnë një kafshë shtëpiake. Nisma është e Ndërmarrjes Komunale të Sofjes "Ekoravnovesie"..

botuar më 25-04-01 6.10.PD

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD