Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rryma elektrike e prodhuar nga termocentralet me qymyr në Bullgari po ulet

Foto: BGNES

Një rritje prej më shumë se 140% e energjisë elektrike nga impiantet fotovoltaike dhe një kolaps i prodhimit nga termocentralet e qymyrit në vitin 2023, këtë e tregon raporti i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit të dorëzuar në parlament. Në vitin 2023, energjia elektrike e prodhuar në vend është 35,861,159 megavat orë. Centali atomik në Kozlloduj ka peshën më të madhe, 43%, termocentralet - 29%. Burimet e rinovueshme - 18%. Gjysma e tyre nxirret nga hidrocentralet.

Në vitin 2023, nga fotovoltaikët janë prodhuar 1,558,739 MWh energji elektrike. Kjo është një rritje prej 140.92 për qind krahasuar me vitin 2022. Edhe kapaciteti i instaluar është dyfishuar. Në rastin e termocentraleve me erë, rritja është 5,23%. Turbinat e erës kanë prodhuar 809 580 MWh energji elektrike. Humbësit e mëdhenj janë fabrikat e linjitit dhe qymyrit të murrmë. Sa u  përket fabrikave të linjitit rënia e prodhimit ka qenë 45,56%, sa për rastin e dytë - 50,99%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilijana Jotova

Nënpresidentja tha se nuk do të ketë referendum për euron

Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..

botuar më 25-11-21 9.36.PD

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD