Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus": Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i KE Valdis Dombrovskis: Zgjidheni shpejt çështjen e aseteve të ngrira ruse në favor të Ukrainës

Këshilli i BE-së miratoi planin për Ukrainën, tani ajo ka akses në 50 miliardë euro gjatë 4 viteve në vijim

Është një çështje të ngrish çdo gjë, është një tjetër ta heqësh dhe ta ridrejtosh diku tjetër, thotë profesori në Universitetin e Sofjes, profesor i asociuar dr. Krasen Stançev

Foto: Rojters

Javën e kaluar, ministrat e ekonomisë dhe financave të BE-së miratuan planin për Ukrainën, i cili përcakton veprimet për rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e vendit, si dhe reformat që planifikon të ndërmarrë në rrugën e saj drejt BE-së gjatë 4 viteve të ardhshme. Kjo i jep vendit akses në Mekanizmin për Ukrainën, i cili është deri në 50 miliardë euro. Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis shpjegoi se kjo do t'i mundësojë Komisionit të paguajë deri në 1.89 miliardë euro në parafinancim, me dy pagesat e ardhshme që priten në shtator dhe nëntor. Ai shprehu shpresën për një zgjidhje të shpejtë të marrëveshjes për të drejtuar fitimet e papritura nga asetet e ngrira ruse drejt Ukrainës, të arritur nga përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare:

Valdis Dombrovskis

“Prioriteti ynë tani është ta zyrtarizojmë këtë marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që këto fonde të mund të përdoren për të mbështetur Ukrainën pa vonesa të panevojshme, si një shtesë për pagesat sipas Mekanizmit të Ukrainës.”

Deri në çfarë mase plani për Ukrainën është i realizueshëm në kontekstin e luftës, është pyetja jonë e parë për ekonomistin profesorin e asociuar dr. Krasen Stançev, themelues i Institutit për Ekonominë e Tregut dhe profesor në Universitetin e Sofjes.

Krasen Stançev

Ai nuk është një veprim i menjëhershëm. Sidomos paketa ekonomike, këto 50 miliardë, janë për 5 vjet dhe duhet parë perspektiva – si gjatë luftës, ashtu dhe pas saj. Vlerësimi i fundit i madh i fondeve të nevojshme, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj për rindërtim është rreth 420 miliardë dollarë.”

Shumë më tepër se fondet e parashikuara në plan...

Kjo është një shumë më e lartë se ajo që është paraparë në plan, por më e vogël se ajo që do të ndodhë, sepse ky është një vlerësim për shtatorin e vitit të kaluar. Aktualisht, vlerësimi duhet të jetë diku rreth 650 miliardë. Prej tyre, 150 miliardë janë ndihma evropiane e koordinuar. Këtu nuk është përfshirë ndihma private dhe ndihma nga Shtetet e Bashkuara. Nga Shtetet e Bashkuara shuma ndoshta do të jetë afërsisht e njëjta, ose pak më shumë, sepse është një ekonomi më e madhej. Rreth 30 miliardë euro dhe rreth 60 miliardë dollarë janë për ndihmën ushtarake. Ajo deri diku është pak e vonuar, dhe kjo vonesë do të ndikojë në veprimet ushtarake - është i mundur ndryshim i situatës në front, në rast të humbjes së Harkovit, lufta mund të zgjatet me të paktën 2- 3 vjet. Një koment tjetër shumë i rëndësishëm është se, në përgjithësi, BE-ja është e sigurt se fondet nuk do të keqpërdoren, si të thuash, nga Ukraina. Kishte një koment të tillë nga Viktor Orbán - ai donte prova se fondet e BE-së do të përdornin për qëllimin e tyre dhe nuk do të vidheshin. Mendoj se këto dyshime nuk janë të justifikuara për shumë arsye, akoma më tepër se shumë kohë më parë, që nga viti 2014, Ukraina, si qeveria, ashtu edhe organizatat civile, filluan një reformë shumë serioze në lidhje me disiplinën e financave publike.”

A nuk është më e rëndësishme që fillimisht të arrihet një marrëveshje për asetet e ngrira ruse për Ukrainën?

Një gjë është të ngrish diçka, është tjetër gjë ta heqësh dhe ta ridrejtosh diku tjetër. Domethënë, e gjithë kjo duhet të jetë në përputhje me ligjin aktual, i cili është, së pari, një proces kompleks, së dyti, do të duhen të paktën rreth dy vjet, dhe së treti, vetë ridrejtimi gjithashtu duhet të justifikohet disi, që është përsëri një proces politik. Bëhet fjalë për 351 miliardë asete të bankës qendrore ruse jashtë vendit....

Por në këtë rast nuk bëhet fjalë për përdorimin e vetë aseteve, por për fitimet e papritura prej tyre...

Po, çfarë mund të bëhet sipas legjislacionit evropian me këto të ardhura të papritura - së pari, të përcaktohet shumë qartë se çfarë është fitimi i papritur, së dyti duhet të jetë e qartë se nga vjen. Sepse ky fitim i papritur mund të ketë dy karakteristika – nga njëra anë këto mund të jenë të ardhurat e Rusisë ose organizatave shtetërore dhe private ruse, nga ana tjetër ky mund të jetë fitimi që është realizuar nga organizatat që kanë qenë kreditore të organizatave shtetërore dhe private ruse. Kur bëhet fjalë për kreditorë, ky është kthim i pagesave në Federatën Ruse dhe nuk është financim lufte. Por çdo gjë tjetër, që duhet të vërtetohet, ky do të ishte një financim i luftës. Dhe ajo që është financimi i luftës mund të devijohet. Sa - nuk është shumë e qartë. Analiza të ngjashme janë bërë në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe siç më kujtohet, Mbretëria e Bashkuar po ndërmerr hapa për të devijuar rreth 18 miliardë dollarë në asete ruse. Diçka e ngjashme ndoshta do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, ku shuma mund të jetë mbi 20 miliardë.”

Si përshtatet paketa e 14-të e sanksioneve kundër Rusisë në gjithë këtë? Vetë shifra nuk flet për një rezultat të konsiderueshëm deri më tani...


Jo, nuk është fare kështu. Këtu kemi përsëri të njëjtin problem - kur ka diktaturë, mund t'i marrësh të gjithëve gjithçka. Kur ka një shtet ligjor, atëherë nuk është aq e lehtë. Ju, për shembull, mund të thoni se nuk është mirë të shesësh çipa që përdoren në dronët rusë. Por nuk mund ta bëni këtë menjëherë, sepse ka kontrata që po përmbushen, dhe nëse kontrata nuk respektohet, organizata ruse mund të dënojë mungesën e furnizimeve dhe, në përputhje me rrethanat, të marrë para, domethënë edhe në këtë situatë ju në fakt e financoni luftën. Në të gjitha këto raste zbatohet një periudhë prej të paktën 6 muajsh, duke rregulluar marrëdhëniet kontraktuale dhe tregtare. Dhe e njëjta gjë ndodh me ekonomitë kombëtare. Nëse shikoni statistikat ekonomike për 2 vitet e fundit, veçanërisht atë të fundit, për vendet e Azisë Qendrore - Kazakistani, Kirgjistani, Uzbekistani, ato po rriten jashtëzakonisht shpejt për arsyen e thjeshtë se zëvendësuan furnizimet nga e gjithë bota - tani që të mbërrijnë në Rusi, ato kalojnë përmes këtyre dy-tre vendeve. Domethënë, ju keni një devijim, si të thuash, të flukseve tregtare, që është shumë e vështirë për t'u zbuluar dhe penalizuar.”

Domethënë, çështja nuk mund të zgjidhet

Nuk mund të zgjidhet në parametra absolute, por mund të zgjidhet dhe po zgjidhet në parametrat e kërkesave normale tregtare, ekonomike, etike për çdo tregti. Shumë i rëndësishëm është efekti i reputacionit, domethënë, kur një kompani mund të humbasë për shkak të reputacionit të keq të Federatës Ruse. Për momentin ai u përket rreth 60-70 për qind prej kompanive që kanë deklaruar se do të largohen nga Federata Ruse.

Të shtojmë këtu se ka ende kompani nga BE që nuk janë tërhequr nga Rusia dhe vazhdojnë të punojnë atje...

Po, por duhet bërë dallimi në çfarë kushtesh funksionojnë dhe për çfarë arsyesh. Për shembull, "Renault" njoftoi se do të largohen nga tregu rus, por vetë fakti që po ua shesin fabrikat e tyre për 1 euro organizatave ruse, do të thotë dy gjëra. Së pari, që këto organizata ruse fitojnë një pasuripa paguar, si të thuash, por e dyta është se "Renault" nuk është çliruar nga të gjitha marrëdhëniet kontraktuale që kanë të bëjnë me investimet në Federatën Ruse. Që do të thotë se ata do të duhet të furnizojnë pjesë këmbimi për makinat që kanë shitur dhe prodhuar në Federatën Ruse për 30 vjet. Përsëri kemi të njëjtin fenomen të inercisë së marrëdhënieve kontraktuale, gjë që është e arsyeshme në jetën e njeriut dhe në veprimtarinë ekonomike. Këto gjëra nuk janë një ventilator për ta ndezur dhe fikur. Madje në këtë rast po vëzhgojmë njëfarë inercie.”

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Foto: Rojters, BGNES, Julijana Kornazheva-BNR, Alami/Rojters

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD