Me një epërsi prej afro 10%, GERB-SDS kryeson renditjen e miratimit të votuesve që do të votojnë për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9 qershor, sipas një studimi të "Alpha Research". Informacioni u mblodh nga data 1 deri më 4 qershor përmes një interviste direkte të standardizuar me tableta të 1000 qytetarëve të rritur, të realizuar me fonde të veta.
Koalicioni GERB-SDS merr 25.1% mbështetje për Asamblenë Kombëtare, e ndjekur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) -15.4%, "Vëzrazhdane" - 15.2%, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 14.8%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 8.1% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) - 6.2%. “Bullgaria Blu” me 3,3% dhe “Bullgaria Solidare” me 2,4% mbeten nën barrierën për të hyrë në parlament.
“Një nga çështjet kryesore në këto zgjedhje do të jetë renditja e lojtarëve të dytë, të tretë dhe të katërt politik”, komentoi Pavell Vëllçev nga agjencia sociologjike.
Dyzet e dy për qind e njerëzve kanë thënë se do të votonin në zgjedhje. Prej tyre, 72% kanë vendosur se kë do të mbështesin, 16% e kanë bërë këtë gjatë fushatës zgjedhore dhe 12% ende hezitojnë.Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..