8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij. Në ditën e reflektimit, si dhe në ditën e zgjedhjeve, sipas Kodit Zgjedhor, fushata politike është e ndaluar. Gjithashtu, ndalohet shpallja në çfarëdo forme e rezultateve të parashikimit të sondazheve të opinionit publik. Përjashtim bëjnë rrjetet sociale, të cilat sipas ligjit nuk janë objekt rregullimi, saktësojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Për dashurinë e popullit do të konkurrojnë 6100 kandidatë për deputetë në Kuvendin Popullor, nga të cilët 1826 janë gra. Kandidatët për 17 mandatet e Bullgarisë në Parlamentin Evropian janë 418, nga të cilët 131 janë gra.
Dita e zgjedhjeve më 9 qershor fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 20:00 dhe nëse ka radhë votuesish zgjatet deri në orën 21:00.
Adresat e seksioneve zgjedhore për votim nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit gjenden në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Një sqarim i rëndësishëm është se votuesit bullgarë që jetojnë në vende jashtë BE-së ose ndodhen në to ditën e zgjedhjeve mund të ushtrojnë të dyja llojet e votave vetëm në qendrat e votimit të hapura në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Bullgarisë. Në seksionet e mbetura të hapura në vendet jashtë BE-së, qytetarët bullgarë do të mund të votojnë vetëm për Kuvendin Popullor të Bullgarisë.
Kur votojnë jashtë vendit, zgjedhësit duhet të identifikohen në komisionin seksional zgjedhor me kartë identiteti, pasaportë ose letërnjoftim ushtarak bullgar (vetëm për personelin ushtarak).
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, alpharesearch.bg
Ministria merr shënim përmbajtjen e Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë vlerësimet dhe konstatimet në lidhje me gjendjen e integrimittë saj..
Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria, shërbimet hetimore dhe Ministria e Drejtësisë. Qëllimi është të përditësohet shuma e tarifave shtetërore..
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije çdo historie të lumtur në jetë, është bashkëshortja e tij, Sijana, me të cilën është njohur në qytetin..
Nga viti i ri akademik, universiteti në qytetin moldavian Taraklia do të trajnojë zyrtarisht studentë si degë e Universitetit të qytetit Ruse "Angell..