Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë, pa incidente të rënda dhe shkelje të rendit publik. Këtë e ka bërë të ditur ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov. 16 000 punonjës të Ministrisë së Brendshme u angazhuan për ruajtjen e qendrave të votimit dhe për raportimin e shkeljeve. Nga fillimi i fushatës zgjedhore e deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar 583 raportime për blerje të mundshme votash dhe shkelje të tjera zgjedhore. Më shumë sinjale ka në Burgas, Varna dhe Sofje.
Dhe në këto zgjedhje, falja e borxheve dhe përfitimet e tjera sociale u përdorën si mënyra kryesore e parregulluar për të siguruar vota. Stojanov deklaroi se MPB-ja ka bërë përpjekje për të kufizuar sa më shumë këtë fenomen. “Nuk kishte ombrellë për asnjë parti dhe formacion politik”, u shpreh kategorik ministri.Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..