Me pjesëmarrjen e paprecedentë të ulët të votuesve prej 32% dje, sistemi bullgar pësoi një përplasje fatale. Populli bullgar votoi mosbesim ndaj demokracisë parlamentare në Bullgari. Kështu deklaroi lideri i “Vëzrzhdane” Kostadin Kostadinov në konferencën për media të partisë. Sipas tij, duke pasur parasysh situatën aktuale paszgjedhore, nuk ka asnjë mënyrë për të formuar një qeveri të qëndrueshme, madje edhe nëse do të formohej një e tillë, ajo do të përfaqësonte jo më shumë se 15% të bullgarëve me të drejtë vote.
Detyra kryesore për "Vëzrazhdane", e cila aktualisht renditet e katërta në Asamblenë Kombëtare, mbetet të parandalojë hyrjen e Bullgarisë në konfliktin në rritje në Ukrainë. "Nëse Bullgaria ruan kursin aktual të politikës së jashtme, vendi ynë do të detyrohet të bashkohet me konfliktin ushtarak në Ukrainë," tha Kostadinov. Sipas tij, partia do të fokusohet në këtë në javët në vijim. Pyetjes së një gazetari se si partia mund ta pengojë Bullgarinë të përfshihet në konfliktin në Ukrainë, ai u përgjigj se për momentin kjo mund të bëhet vetëm me mjete jashtëparlamentare - për të udhëhequr popullin. Me tre deputetët që do të ketë në Parlamentin Europian, “Vëzrazhdane” do të bëjë provë të formojë grupin e saj parlamentar.“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..