Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria.
GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3, "Vëzrazhdane" - 3, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 2, "Ka një popull të tillë (ITN) - 1.
Ish-kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, i cili udhëhoqi listën e GERB-SDS, refuzoi një mandat në Parlamentin Evropian. Xhevdet Çakër dhe Iskra Mihajllova nga DPS gjithashtu refuzuan të bëhen eurodeputetë. Kështu emrat e deputetëve të rinj do të jenë:
GERB-SDS - Andrej Kovaçev, Andrej Novakov, Emill Radev, Eva Majdell dhe Ilija Llazarov – Partia Popullore Evropiane (EPP);
PP-DB – Nikolla Minçev; Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) figurojnë në listën me preferenca. Ata zhvendosin Stefan Tafrov dhe Daniell Lorer - "Rinovo Evropën";
"Vëzrazhdane" - Stanisllav Stojanov, Petër Vollgin (gazеtar i njohur nga BNR - shën. red.) dhe Rada Llajkova - nuk kanë vendosur se cilit grup në Parlamentin Evropian do t'i bashkohen;
DPS - Illhan Kjuçuk, Taner Kabillov dhe Elena Jonçeva - "Rinovo Evropën";
BSP - Kristian Vigenin dhe Cvetelina Penkova, të cilët shpërngulën Rumen Geçevin - "Socialistët dhe Demokratët";
ITN - Ivajllo Vëllçev - gjithashtu nuk ka bërë të ditur se cilës familje politike në Parlamentin Evropian do t'i bashkohet.Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari..
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë..