Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria.
GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3, "Vëzrazhdane" - 3, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 2, "Ka një popull të tillë (ITN) - 1.
Ish-kryetari i Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, i cili udhëhoqi listën e GERB-SDS, refuzoi një mandat në Parlamentin Evropian. Xhevdet Çakër dhe Iskra Mihajllova nga DPS gjithashtu refuzuan të bëhen eurodeputetë. Kështu emrat e deputetëve të rinj do të jenë:
GERB-SDS - Andrej Kovaçev, Andrej Novakov, Emill Radev, Eva Majdell dhe Ilija Llazarov – Partia Popullore Evropiane (EPP);
PP-DB – Nikolla Minçev; Radan Kënev dhe Hristo Petrov (Ico Hazarta) figurojnë në listën me preferenca. Ata zhvendosin Stefan Tafrov dhe Daniell Lorer - "Rinovo Evropën";
"Vëzrazhdane" - Stanisllav Stojanov, Petër Vollgin (gazеtar i njohur nga BNR - shën. red.) dhe Rada Llajkova - nuk kanë vendosur se cilit grup në Parlamentin Evropian do t'i bashkohen;
DPS - Illhan Kjuçuk, Taner Kabillov dhe Elena Jonçeva - "Rinovo Evropën";
BSP - Kristian Vigenin dhe Cvetelina Penkova, të cilët shpërngulën Rumen Geçevin - "Socialistët dhe Demokratët";
ITN - Ivajllo Vëllçev - gjithashtu nuk ka bërë të ditur se cilës familje politike në Parlamentin Evropian do t'i bashkohet.Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Në Shkup, u fye flamuri trengjyrësh bullgar. Shiritat u grisën nga kurorat e vendosura në varrin e revolucionarit bullgar dhe luftëtarit për lirinë e..